AKTUALE

Bexheti: Pr/ligji për arsim të mesëm u tërhoq falë reagimit të popullit

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti ka komentuar tërheqjen e Propozim ligjit për arsim të mesëm, ku mes tjerash parashihej që të vlerësohet njohja e gjuhës maqedonase nga ana e drejtorëve të shkollave, por edhe intonimi i himnit maqedonas në fillim të vitit shkollor dhe gjatë manifestimeve. Bexheti thotë se tërheqja e ligjit është bërë falë presionit nga populli, e jo nga koalicioni VLEN.

“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit! Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme. Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.

Related posts

Avziu: Shumë anëtarë dhe mbështetës të VLEN nga Malësia e Sharrit po i bashkohen BDI-së

Gjyla Halili

Vdes Xhavit Ferizi – Raketa, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe ish-truproje e Thaçit

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Në ditën ndërkombëtare festojmë 8 vjetorin e shejtërimit të Nënë Terezës

Gjyla Halili