AKTUALE

Mexhiti: Në fund të 2024, ose fillim të 2025, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jetë në procedurë parlamentare

Izet Mexhiti, në Daily Click në Tv21 tha se janë dakorduar me koalicionin qeverisës që mekanizimi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të zëvendësohet me ligj që sip bërë të ditur, procedurat do të fillojnë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell Tv21.

“Jemi dakorduar, brenda qeverisë që mekanizimi që u hiq në Gjykatën Kushtetuese, pa fajin tonë, se kjo Gjykatë Kushtetuese nuk është e zgjedhur nga kjo shumicë parlamentare, ajo u abrogua si mekanizëm dhe ne jemi dakorduar që ta avancojmë çështjen. Mekanizmin ta zëvendësojmë me ligj të posaçëm për përfaqësim të drejt dhe adekuat dhe kualitativ në administratën shtetërore dhe publike. Së shpejti, mendoj fund viti ose fillim viti do të jetë në procedurë parlamentare”, tha Mexhiti

Related posts

Kryetari i Kuvendit do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Gjyla Halili

Mutsunskii VMRO-së: Dua të përgëzoj gjithë popullin maqedonas. Maqedonia do të ketë president të ri

Gjyla Halili

U vra nga burri i saj, sot varroset Gjyljeta Ukella

Gjyla Halili