AKTUALE

Siljanovska: Bilateralizimi është rrezik real për zgjerimin e BE-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje ka pasur një drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend, të organizuar nga ambasadori hungarez, Andras Klein.

Në një atmosferë miqësore u diskutua për ngjarjet dhe proceset aktuale të brendshme, rajonale, evropiane dhe botërore.

Theksi u vu në problemet dhe pengesat e Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane dhe nevojën për zgjidhje kreative për tejkalimin e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase në frymën e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke respektuar vlerat dhe parimet themelore të BE-së.
Presidentja ripohoi besimin, angazhimin dhe vendosmërinë e saj të thellë për të zbatuar axhendën e reformave në përputhje me kriteret e Kopenhagës, me një partneritet aktiv me BE-në.

Ajo theksoi gjithashtu se bilateralizimi dhe precedentët janë një rrezik real për zgjerimin.

Sipas saj, në një mjedis konfliktesh ushtarake, është e përbashkët zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, që natyrisht i përkasin Evropës: gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht dhe udhëheqin një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë me BE-në nga interesin i përbashkët dhe forcon imunitetin e tyre ndaj kërcënimeve.

Banner

Related posts

Zgjedhjet lokale, takohen sot grupet e punës të koalicionit VLEN

Gjyla Halili

AZEM SYLA VENDOS PLLAKË PËRKUJTIMORE NË NDER TË ISAM DHE HUMA AHMETIT NË ZAJAZ, KU KA QËNDRUAR ILEGALISHT

Gjyla Halili

Numrat nuk janë gjithçka në politikë, marrëveshja është mbi numra.

Gjyla Halili