AKTUALE

Patriotë nga Tirana vizituan Vatrën

Banner

Sokol Paja
New York, 10 Dhjetor 2024 – Patriotë nga Tirana vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Gazetari Fitim Zekthi, ekonomisti Pëllumb Seferi dhe artisti Arbër Neziri u pritën në takim zyrtar nga kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, arkëtari i Vatrës z. Besim Malota, anëtari i kryesisë z.Ilir Cubi, editorja e gjuhës angleze në Diell znj.Rafaela Prifti dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha prezantoi aktivitetin institucional të Federatës Vatra në institucionet e shtetit amerikan, punën influencuese në Uashington për Kosovën, Luginën e Preshevës, Çamërinë dhe veprimtarinë atdhetare të Vatrës në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetari Fitim Zekthi shprehu nderim e respekt për historinë e Vatrës dhe vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Federatës Vatra, misionin e saj të shenjtë, punën e shkëlqyer në shërbim të atdheut dhe komunitetit shqiptar në Amerikë. Z.Seferi në fjalën e tij çmoi punën historike të Vatrës në momentet më të vështira për kombin shqiptar dhe ndihmën që jep gazeta Dielli për çështjen kombëtare, rritjen e patriotizmit dhe atdhedashurisë. Sekretari i Vatrës Dr. Camaj tregoi rreth institucionalizimit të Vatrës si institucioni më i fuqishëm që udhëheq veprimtarinë atdhetare, kulturore e patriotike në mërgatën e Amerikës.

Banner

Related posts

Kuvendi i Ulqinit:Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik,Euroatlantik – Kreu

admin

Osmani në Forumin GlobSec në Bratisllavë

admin

ASH e Selës thirrje për Antikorrupsionin: Hetim për transparencën e udhëtimeve në inaugurimin e Trump

Gjyla Halili