AKTUALE

Erjola Xheko, kryetarja e Vatrës në Utah vizitoi Selinë Qëdrore të Vatrës

Banner

Sokol Paja

New York, 10 Dhjetor 2024 – Erjola Xheko, kryetarja e degës së Vatrës në Utah vizitoi Selinë Qëdrore të Vatrës. Ajo u prit zyrtarisht nga kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, arkëtari i Vatrës z. Besim Malota, anëtari i kryesisë z.Ilir Cubi, editorja e gjuhës angleze në Diell znj.Rafaela Prifti dhe editori i Diellit. Dr. Berisha, në emër të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës shprehu respekt dhe admirim për punën patriotike të ekipit atdhetar të shqiptarëve në Utah të cilët nëpërmjet Vatrës fuqizojnë dhe maksimalizojnë veprimtarinë atdhetare në shërbim të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipi patriotik i Vatrës në Utah tha Dr. Berisha ka në përbërje profesionistë të shkëlqyer që nderojnë komunitetin shqiptar në Amerikë. E shoqëruar nga z.Erion Gjergji, kryetarja e Vatrës në Utah arkitekte Erjola Xheko falënderoi Dr. Berishën dhe drejtuesit e Federatës Vatra për mbështetjen dhe frymëzimin në punën e tyre atdhetare në Utah. “Për themelimin e Vatrës në Utah kam marrë inspirim prej veprimtarive të shkëlqyera patriotike të Vatrës” tha ndër të tjera Erjola Xheko teksa shtoi se Vatra është identitet kombëtar dhe histori kombëtare që bën krenar çdo shqiptar. Drejtuesja e Vatrës në Utah arkitektja Xheko dhe kryetari i Vatrës Dr.Berisha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes Degës dhe Federatës për të bashkërenduar aktivitetet patriotike dhe atdhetare në shërbim të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të takimit, kryetari i Vatrës Dr. Berisha shtroi një drekë nderimi e respekti.

Banner

Related posts

Dibran Hoxha: Më habitë lëvizja e Taravarit

Gjyla Halili

Rexhepi: Historike bashkimi i bllokut pro europian nën udhëheqjen e Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Ahmeti me 12 dhjetorë në Gostivar, Xhaferi paralajmëron pritje dinjitoze

Gjyla Halili