AKTUALE

Ndotja e ajrit, nesër mbahet marsh protestues në Shkup

Banner

Nesër në Shkup do të mbahet marsh protestues për ajër të pastër, i organizuar nga “Green Humane City”. Shoqatat qytetare i propozojnë Qeverisë dhe komunave disa masa për veprim të menjëhershëm, por edhe masa afatmesme të cilat sipas tyre do të kishin ndikim të madh në uljen e ndotjes së ajrit.

Protesta fillon në ora 16:00 para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdon para Kuvendit dhe përfundon para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Çdo vit në Maqedoni ka rreth 3828 vdekje nga ekspozimi ndaj grimcave PM2.5, të cilat janë ndër më të dëmshmet për shëndetin. Kjo përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend. Grimcat janë të lidhura me probleme serioze shëndetësore, si sëmundjet e mushkërive, sulmet në zemër dhe kancerin e mushkërive”, thuhet në thirrjen e iniciativës.

Ndryshe, ditëve të fundit Shkupi ka qenë ndër qytetet më të ndotura në Evropë dhe botë.

Banner

Related posts

Liridon Disha: Ne ishim, jemi dhe gjithmonë do të ngelim ushtarët e Abaz Gjukës

Gjyla Halili

Talat Xhaferi: Ali Ahmeti është komandanti im, i’a kam besuar edhe jetën

Gjyla Halili

Ademi: Ne nuk po largohemi – ne po mbërrijmë

Gjyla Halili