AKTUALE

Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2025 në mbledhje të Kuvendit

Në Kuvend, nesër pritet të fillojë debati rreth Propozim buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së 22-të.

Debati i amandamenteve për Propozim buxhetin përfundoi më 29 nëntor, ndërsa në Propozim buxhetin e plotësuar janë futur amandamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme.

Në pajtim me Rregulloresn për punë të Kuvendit, debati rreth Propozim buxhetit të plotësuar në mbledhje të Kuvendit zgjatë më së shumti pesë ditë. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinuesi i gruoit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në prëgjithësi.

Me Propozim buxhetin e plotësuar parashihet ritje e ekonomisë prej 3,7 për qind dhe sipas Qeverisë, ai është zhvillimor, mbështetës me mjete të planifikuara për investime kapitale, projekte të komunave dhe mbështetje për ekonominë.

Të arhdurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor, ndërkaq, me shumë absolute prej 41.350 milionëd enarëve apo 4 për qind nga BPV-ja.

Inflacioni prutet të ulet në 2,2 për qind si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe të energjensëve në tregun ndërkombëtar, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv dhe presionit më të matur nga inflacioni bazik. Për eksportin projeksione për rritje prej 4,2 për qind, ndërsa n]për importin prej 4,4 për qind.

Për investime kapitale janë planikfikuar 50,5 miliardë denarë, si dhe 349,6 miliardë denarë për shpenzime rrjedhëse, si pagesa të rrogave, për pensione, të drejta sociale, subvencione në bujqësi, mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe për ekonominë…

Shpenzimet për rroga janë në nivel prej 48,1 miliardë denarë dhe shënojnë rritje prej 8 për qind, ndërsa për mallra dhe shërbime 26,2 miliardë denarë me ulje prej 0,5 për qind në strukturën e shpenzimeve të përgjithshme. Për pagesë të pensioneve janë planifikuar 105,5 miliardë denarë me të cilat sigurohen mjete për rritjen e paralajmëruar të pensioneve për 2.500 denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Për kompensime të mbrojtjes sociale rreth 14,5 miliarëd denarë, për kompensim në të holla në rast të papunësisë 1,6 miliarëd denarë, ndërsa për zabtim të politikave dhe masave aktive për punësim 2,3 miliardë denarë. Më shumë mjete janë siguruar për mbrojtje shëndetësore, përkatësisht 52,5 miliarëd denarë apo për 10,7 për qind më shumë. Mbështetja në bujqësi është planifikuar në nivel prej 8 miliardë denarëve, prëderisa transferet drejt njësive për vetëqeverisje lokale në nivel prej 33,2 miliardë denarëve apo për 2,5 miliardë denarë më shumë.
Kryeministri Hristian Mickoski, dje në konferencë për shtyp kumtoi se për një periudhë të shkurtë prej gjysmë viti ka arritur të konsolidojë ekonominë, duke u shprehur i kënaqur me të dhënat për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga 3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 (korrik, gusht dhe shtator). Pret rritje të ngjashme dhe më të lartë në tremujorin e katërt (tetor-nëntor-dhjetor) të 2024, me çka, tha, do të afroheshim në nivel vjetor prej 3 për qind, “që është shumë më tepër se 1,8 për qind të parashikuara”.

Kuvendi e miraton Buxhetin më së voni deri në afatin e caktuar me ligj.

Në rend dite të mbledhjes së 22-të është edhe Propozim ligji për ekzekutim të Buxhetit për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).

Related posts

ASH e Taravarit zgjodhi nënkryetarët e partisë, Gadaf Uzeiri sekretar organizativ

Gjyla Halili

Lladrovci në Konventën e PDK-së: Fitorja jonë i duhet Kosovës

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së

admin