AKTUALE

Mexhiti: Po mbjellim 800 mijë fidane të reja në pesë lokacione

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot nga Komuna e Likovës me mbjelljen e fidanit të parë, filloi aksionin e mbjelljes së fidaneve, në kuadër të projektit për pyllëzimin e tokave të degraduara në terren jashtëzakonisht të pafavorshëm, me sipërfaqe totale prej rreth 400 hektarësh në të gjithë shtetin.
Pas mbjelljes, Mexhiti tha për mediat se qëllimi i aksionit është rikthimi i fondit pyjor, mbrojtja e tokës nga erozioni pranë një objekti të rëndësishëm strategjik kapital, siç është liqeni i Likovës, përmes të cilit sigurohet furnizimi me ujë i kësaj komune.

‘Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi Global i Mjedisit GEF 6, me një vlerë totale prej 500 mijë dollarë, ndërsa zbatohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin – UNEP,tha Mexhiti.

Mexhiti bëri të ditur se në 2 vitet e ardhshme do të mbillen 800 mijë fidanë së bashku me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” në pesë lokacione në vend, në afërsi të liqenit të Likovës, fshatit Straçincë, komunat e Sveti Nikollës, Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë.

Aksioni i mbjelljes realizohet me rastin e 5 dhjetorit, Ditës Botërore të Tokës, me qëllim pyllëzimin e tokave të degraduara në terrene jashtëzakonisht të pafavorshme.

Ai paralajmëroi se po përgatitet Ligj për mbrojtjen e tokës në Maqedoninë e Veriut, që është në proces e sipër dhe hapi tjetër është fillimi me përgatitjen e Strategjisë për mbrojtjen e tokës, e cila do të përfshijë udhëzime për krijimin e një programi për monitorimin e cilësisë së tokës.

Aktiviteti i sotëm realizohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi Global i Mjedisit GEF 6, me një vlerë totale prej 500 mijë dollarë, dhe realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Related posts

Java e katërt e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve në AZGJ

admin

Merko dorëzon padi kundër ministres së Arsimit, Vesna Janevska

Gjyla Halili

Dy nxënës nga Maqedonia mes të lënduarëve në Turqi, njëri është operuar

admin