AKTUALE

POEZIA SUEDEZE NË TETOVË

Nga: Behare Neziri

Mbrëmë më 04.12.2024 në ambientet e “Europe house”-Pallati i Kulturës-Tetovë, u realizua me sukses mbrëmja poetike “Ditët e Poezisë Suedeze në Tetovë”, para dashamirëve të fjalës së shkruar –Poezisë, organizuar nga poetja dhe studiuesja Behare Neziri, në bashkëpunim me Kryetarin e Shoqatës “Migjeni”-Suedi z. Sokol Demaku.
Mbrëmja poetike u hap me një monolog nga artisti Ali Qerimi dhe, më pas nën moderimin e moderators Eneida Emini u thanë fjalët miradije për rolin e poetëve, që me poezitë e tyre, janë ambasadorët, që bëjnë lidhjet mes popujve.
Kështu që, pas përshkrimit të shkurtër për poezinë dhe poetët, fjalën e mori organizatorja zonja Behare Neziri, e cila mes të tjerash, tha: jam krenare për prezencën e juaj të nderuar të pranishëm dhe, lirshëm mund që t’u them se edhe prezenca ime në Suedi, para të pranishmëve foli me të njëjtën gjuhë si dinë të flasin poetët, ndaj sot jam krenare, që i kemi të pranishëm poetët nga Suedia dhe si për befasi, ma madhështon ditën e ditëlindjes time, që po ta them në kuptimin figurative, kjo ditë është kënaqësi e dyfishtë ngase festoj dy festa, pra Poezinë suedeze në Tetovë dhe ditëlindjen time, dhe jam e nderuar që t’i përshëndes së pari mysafirët dhe së dyti poetët e, mbi të gjitha, artdashësit, që e nderuan këtë ditë madhore. Uroj që të kaloni çaste të lumtura me gjuhën e poezisë.
Më pas fjalën e mori Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë z.Daim Ilazi, i cili po ashtu foli për fuqinë e poezisë mes popujve e, më pas Fjalën e mori z. Sokol Demaku, i cili pasi i falënderoj të pranishmit e në veçanti organizatoren zonjën Behare Neziri, ndër të tjera, tha: ne si shoqatë në Suedi, përpiqemi, që poezia shqipe dhe ajo suedeze, të jenë sa më afër njëra-tjetrës, si jemi duke ecur me vite të tëra dhe, besoj se kjo rrugë nuk do të ndalet ngase kështu njihemi Brenda dhe jashtë kufijve që përcaktojnë shtete.
Më pas filloi ora poetike, ku me poezi u shfaqen poetë nga mbarë Maqedonia dhe mysafirët nga Suedia, si dhe një pikë muzikore me kitarë nga nxënësja e shkollës muzikës Donjeta Rexha, e cila i befasoi të pranishmit me interpretim të këngëve më të dashura për të pranishmit.
Më në fund, organizatorja zonja Behare Neziri, falënderoi të pranishmit dhe mysafirët si dhe përfaqësuesit e “Europe huese”, si dhe të pranishmit i ftoi në një koktej rasti.

Related posts

Gashi: Opozita ka kërkuar mbështetjen e një figure jashtë Maqedonisë siç është Kurti, për të kompensuar mungesat e tyre dhe kjo është dobësi

Gjyla Halili

Grubi-VLEN-it: Ju nuk keni takat! As dije e as guxim, por e keni mëshirën e VMRO-së!

Gjyla Halili

Në Kuvend janë caktuar seanca të tre komisioneve

Gjyla Halili