AKTUALE

Skandal koruptiv në spitalin e Tetovës, hakmarje politike në spitalin e Gostivarit, reagon Valdet Xhaferi

Kryetari i degës së BDI-së Valdet Xhaferi ka reaguar ndaj skandalit koruptiv në Spitalin e Tetovës dhe ndaj shtypjes, presioneve dhe largimeve hakmarrëse nga puna të punonjësve në Spitalin e Gostivarit nga ana e udhëheqsisë aktuale.
Më poshtë e keni reagimin e plotë:

Derisa çdo shqiptar po bindet që qeveria monoetnike në Shkup, ēshtë duke instaluar njëmendësinë, sistem me standarde të dyfishta dhe përjashtimin e shqiptarëve dhe pakicave më të vogla etnike nga çdo proces që po ndodh në shtet, vetëm partitë pa legjitimitet politik të koalicionit që s’VLEN, vazhdojnë të mbyllin sytë ndaj çdo instumentalizimi, poshtërimi, përndjekjeje dhe malltretimi të shqiptarëve.

Kjo gjë po ndodh tani e 6 muaj, por këtë nuk po e shohin ata që misioni i tyre VLEN vetëm për VMRO-DPMNE-në. Të s’VLEN-it për shqiptarët kanë pushtet vetëm për skandale korruptive siç është rasti me Spitalin e Tetovës dhe për presione, hakmarrje politike e largime nga puna ndaj punonjësve shqiptarë siç është rasti me #SpitalineGostivarit, ku për çdo ditë kuadrot shqiptar po i nënshtrohen një trysnie të paparë për bindje politike nga ana e drejtorit – kukull të Arben Taravarit.

Gjatë një jave, pas tentimeve për të prishur festën e shqiptarëve në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Manastir e Prilep, nuk kemi asnjë paraburgim për ata që larguan, dogjën dhe përbaltën flamurin shqiptar dhe për ata që provokuan shqiptarët me flamuj serb në mes të Kumanovës.

Kjo ndodh për shkak se shqiptarët përfaqësohen nga përfaqësues me zgjedhje të humbura dhe pa legjitimitet, e maqedonasit përfaqësohen nga partia që në fushatë kërkonte vota nga elektorati maqedonas me premtimin që “Maqedoninë do të u’a merr shqiptarëve dhe përsëri do të u’a kthejë atyre”.

Pushtetarët shqiptarë të “ndershëm” për patronin e tyre, kanë pushtet vetëm për të përjashtuar dhe përndjekur shqiptarët, por jo edhe për të qenë dalëzotës të tyre.

Banner

Related posts

BDI Kërçovë emëron Argjent Asanin si udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Blerim Sejdiu del kundër Arben Taravarit!l

Gjyla Halili

U arrestua pasi pastruesja i vodhi rreth 520 mijë euro, Alda Klosi shtrohet në spital! Ja gjendja e saj shëndetësore

admin