AKTUALE

BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?

Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund.
Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një shkollë në Çellopek, sepse fëmijët shqiptarë në një aktivitet kulturor kishin veshur uniforma që përkujtojnë historinë dhe krenarinë e kombit shqiptar.
Kjo është vazhdimësi e politikave antishqiptare që po zbatohen muajt e fundit, duke sulmuar çdo shprehje të identitetit dhe historisë shqiptare.

Por kur në një shkollë maqedonase në Aerodrom, fëmijët veshën uniforma të Komitëve dhe bënë përshëndetje ushtarake, nuk pati asnjë reagim.
Në atë kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk lejoi dhe si do të lejojë që aktivitete të tilla të shndërrohen në një vegël për tensione ndëretnike apo të përdoren për ndarje në shoqëri. Asokohe, përkundër dallimeve, nuk e kemi parë të nevojshme që fëmijët të jenë pjesë e konfliktit politik apo etnik.

Por sot, kjo qeveri ka zgjedhur të sulmojë fëmijët shqiptarë dhe identitetin e tyre kombëtar, duke demonstruar qartë diskriminimin e saj të hapur. Nëse në të kaluarën kemi treguar tolerancë për aktivitete të ngjashme në frymën e bashkëjetesës, kjo nuk i jep kësaj qeverie të drejtën që sot të ndëshkojë shqiptarët për të njëjtat veprime.

Kërkojmë që Ministrja e Arsimit të tërhiqet menjëherë nga kërcënimet ndaj shkollës në Çellopek dhe të ndalojë politizimin e aktiviteteve kulturore të fëmijëve. Çdo përpjekje për të krijuar ndarje dhe diskriminim nuk do të tolerohet. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të lejojnë që identiteti dhe krenaria e tyre kombëtare të nëpërkëmbet.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve, duke dëshmuar se identiteti ynë nuk është as provokim dhe as pengesë, por një pasuri e përbashkët për gjithë shoqërinë tonë

Related posts

Qarkullimi në rrugët shtetërore në RMV po zhvillohet normalisht

Gjyla Halili

Shënohet Dita e planetit Tokë

Gjyla Halili

RIKUJTESË HISTORIKE E REALITET FAKTIK

Gjyla Halili