Sot më datë 01. Dhjetor në fsh. Sllatinë të Tetovës u realizua ceremonia e hifzit të hafizes Behare Abdijit në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe personaliteteve të jetës publike.
Pas fjalës përshëndetëse të muftiut të Tetovës dr. hfz. Selver ef. Xhemailit Reisul Ulema mbajti fjalën e tij të rastit ku mes tjerash tha:
I nderuari mufti i muftinisë së Tetovës dr. hfz. Selver ef. Xhemaili, mufti i Shtipit mr. Nasir ef. Rezhepi, drejtor të sektorëve të BFI, hoxhallar, mysafir, xhemat dhe ju motra. Më lejoni që fillimisht t’ju përshëndes me përshëndetjen islame esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.
Jemi këtu të gjithë ne të përjetojmë gëzimin e madh që kemi rastin që në fsh Sllatinë të përurojmë këtë vepër të madhe të hafizes Behare Abdiji vepër e cila nuk mund të matet vlera e saj. Me këtë vepër na e sjell kohën e pejgamberit a.s, hafizët në kohën e pejgamberit të cilët zgjaten deri në kohën tonë. Jemi këtu të falënderojmë Allahun që na e mundësoi që kjo vajzë të mësoj Kur’anin Famëlartë përmendsh. Kjo nuk do të thotë vetëm përmendsh por i gjithë trupi i saj është përplot me fjalët e Kuranit. Sot jemi prezent nën hijen e Kuranit. Thotë Allahu xh.sh: “Njerezit më të ndritur të umrtit tim jam ata që e mësojnë Kuranin…” Falënderojmë të gjithë ata që kaluan në keto troje duke ngulitur islamin e që sot ne të gëzojmë këto ditë. Ambienti familjar ka bërë që hafizja të marrë këtë rrugë sepse kjo familje ka kuptuar fjalën e Zotit, të edukosh në frymen e islamit. Thotë Allahu xh.sh “O ju që keni besuar ruane veten dhe familjen tuaj nga zjarri.” Ketu ka edhe një segment kyç muhafizi Abdurahman Asllani i cili familjarisht e ka marrë si obligim ta trasoj rrugen e hifzit të babait të tij Mahmut Asllanit. Abdurahman ef. Ka treguar se nuk është vetëm hoxhë por edhe psikolog i cili i cili me mund ka arrit deri në këtë pikë sot të promovojmë këtë vepër të madhe. Prej sot hafizja reshtohet në listën e mbrojtësve të Kuranit Famëlartë. Sot erdha të respektojë hafizen, familjen, muftinin hoxhallarët e shumtë dhe fshatin Sllatinë.
Në fund falenderoj muftinin që organizon këto aktivitete fetare me në krye muftiun dr. Hfz. Selver Xhemailin, edhe një herë më lejoni që në emrin tim në emër të BFI dhe të gjithë besimtarëve të ju uroj këtë vepër madhore dhashtë Zoti këto vepra të mos ndalen asnjëherë. Suksese hafizes suksese të gjithëve. Allahu e pranoftë këtë vepër shumë faleminderit ve selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.