AKTUALE

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në kuadër të unionit shqiptar të drejtuar nga Esat Çollaku.

Në takimin me krerët e shoqatave shqiptare në Kroaci, të organizuar nga Esat Çollaku, kryetar i Unionit Shqiptar, bashkëbiseduam për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën e shqiptarëve në vendet e tyre në rajon.

U dakorduam që e ardhmja europiane është synim i përbashkët për të gjithë ne dhe që të gjitha forcat shoqërore duhet të bashkërendisin përpjekjet për ta arritur këtë qëllim, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët duhet të janë mirënjohës për jetë të jetëve ndaj 🇺🇸 sepse luftën e fituam me gjak, e lirinë me aleatë.

Jam shumë mirënjohës për mikpritjen dhe krenarë për arritjet e bashkëatdhetarëve tanë në 🇭🇷.” shkruan Ahmeti në Facebook.

Banner

Related posts

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI KOORDINATOREN SHTETËRORE TË TRANSPLANTIMIT TË ORGANEVE PRANË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PROF. DR. BILJANA KUZMANOVSKA

Gjyla Halili

Sela: Fronti Europian garanton që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore

Gjyla Halili

Dita e dytë e Samitit “Maqedonia 2025” me panele për ballafaqim me korrupsionin, investimeve të huaja, digjitalizimin

Gjyla Halili