AKTUALE

Dedivanaj dhe Dushaj takim në qendrën ILIOS: Fëmijët janë thesari ynë, është detyra jonë të bëjmë gjithçka për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë të mundshme.

Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj së bashku me sekretarin Dedë Dushaj gjatë qëndrimit në Malësi, dje kan zhvilluar takim me përfaqësuese të qendrës për fëmijë me nevoja të veçanta ” ILIOS”.

Në këtë takim shum produktiv është diskutuar për mundësinë e sigurimit të kushteve më të mira për përparim, gjithëpërfshirje dhe integrim të fëmijëve me nevoja të veçanta në të gjitha sferat,- theksojnë nga Shoqata ” Jehona e Malësisë”.

Nga Shoqata ” Jehona e Malësisë” kan shprehur gadishmërinë që të kontribojnë përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit, në mënyrë që të gjithë fëmijët, pa dallime, të kenë standardet më të mira dhe më moderne.

Ja postimi i plotë:
Përfaqësuesit e Shoqatës “Jehona e Malësisë”, kryetari Agron Dedivanaj dhe sekretari Dedë Dushaj, gjatë vizitës së tyre në Malësi, zhvilluan një takim me Qendrën Ilios, e cila është në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Ishte një takim shumë konstruktiv dhe produktiv ku u shpreh përkushtimi i ndërsjellë për sigurimin e kushteve më të mira për përparim, gjithëpërfshirje dhe integrim të fëmijëve me nevoja të veçanta në të gjitha sferat. Fëmijët janë thesari ynë më i madh dhe është detyra jonë të bëjmë gjithçka për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë të mundshme. Nëpërmjet partneritetit me organizatat dhe qendrat që merren me këtë temë, siç është Qendra Ilios, ne do të përpiqemi të kontribuojmë përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit, në mënyrë që të gjithë fëmijët, pa dallime, të kenë standardet më të mira dhe më moderne që nesër të na bëjnë të gjithëve neve krenarë me sukseset e tyre!
Gjithmonë në krah të vendlindjes!
Shoqata “Jehona e Malësisë”

Banner

Related posts

Arbër Ademi: Avancimi i policit që hoqi flamurin shqiptar është provokim institucional ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

Emocione dhe art, Ori gati për të sjellë një projekt muzikor fantastik

Gjyla Halili

Vizitë zyrtare në TIRZ Tetovë, takim me partnerin privat Normak!

Gjyla Halili