AKTUALE

Kryetari Fatmir Dehari publikon agjendën e festave të Nëntorit

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka publikuar agjendën e festave të nëntorit, duke filluar nga 27 deri më 28 nëntor.

Z. Dehari ka bërë thirrje për qytetarët: Ju ftojmë të gjithëve që të bëheni pjesë e këtyre aktiviteteve dhe të festojmë së bashku Ditën e Flamurit!

Postimi i tij në fb:

Bashkë festojmë Ditën e Flamurit Kombëtar!
Të dashur qytetarë,
Me krenari dhe dashuri për simbolin tonë kombëtar, ju njoftojmë për aktivitetet e organizuara për nder të kësaj dite të madhe:
Më 27 nëntor:
Do të shpërndajmë flamurin kombëtar në të gjitha bashkësitë lokale dhe do ta ngremë atë në shtizë, ndërsa qyteti ynë do të fillojë të dekorohet me simbole kombëtare.
Në ora 17:00, Gjimnazi “Drita” do të hapë një ekspozitë me motive kombëtare në ambientet e Pallatit të Kulturës.
Në ora 17:30, në Pallatin e Kulturës, do të shfaqet filmi “Nëntori i Dytë”, një homazh për historinë tonë kombëtare.
Më 28 nëntor:
Nga ora 10:00 deri në 13:30, shkollat tona dhe çerdhja do të organizojnë programe kulturo-artistike me motive kombëtare.
Manifestimi qendror do të mbahet në ora 18:00 te Pallati i Kulturës, ku nxënësit e shkollës së qytetit do të prezantojnë një program të veçantë.
Ju ftojmë të gjithëve që të bëheni pjesë e këtyre aktiviteteve dhe të festojmë së bashku Ditën e Flamurit!
Këto janë shkollat tona.
Këta jemi ne.
Kjo është komuna jonë!

Banner

Related posts

Artan Grubi: Për Ali Ahmeti do të shkruan historia!

admin

Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vend

Gjyla Halili

Ideja për Qeveri me të gjitha partitë përpos BDI-së, Kovaçevski: Nuk flas në emër të partive tjera, do të ndërtojmë qëndrim të përbashkët

admin