AKTUALE

Nikollë Camaj mer pjesë në Asamblenë vjetore të NATO-s, në Montreal – në shenjë të Ukrainës

Nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj mer pjesë në Sesionin vjetor të 70-të, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, më 22-25 nëntor 2024, që u mbajt në Montreal, Kanada.

“Në seancën Plenare, e cila u hap me hymnin e fisit autokton të Montrealit, me prezencën dhe fjalën e vet na nderuan Raymond Gagne, President i Senatit të Kanadasë dhe Justine Trudeau, Kryeministri i Kanadasë, kurse me video-mesazh edhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Asamblesë Parlamentare të NATO-s iu drejtua edhe Ruslan Shtefançuk, kryeparlamentari i Ukrainës, i cili shpalosi pritshmëritë e Ukrainës nga Aleanca.”- ka shkruar Camaj.

Ja postimi i plotë:

Pata rastin dhe kënaqësinë që si pjesë e Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Malit të Zi, të marr pjesë në Sesionin vjetor të 70-të, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, më 22-25 nëntor 2024, që u mbajt në Montreal, Kanada. Asambleja mblodhi 281 deputetë nga 32 vende anëtare të NATO-s, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe ato vëzhguese.
Në seancën Plenare, e cila u hap me hymnin e fisit autokton të Montrealit, me prezencën dhe fjalën e vet na nderuan Raymond Gagne, President i Senatit të Kanadasë dhe Justine Trudeau, Kryeministri i Kanadasë, kurse me video-mesazh edhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Asamblesë Parlamentare të NATO-s iu drejtua edhe Ruslan Shtefançuk, kryeparlamentari i Ukrainës, i cili shpalosi pritshmëritë e Ukrainës nga Aleanca.
Në fund Asambleja zgjodhi kryesinë e re, me në krye, portugalin, Marcos Perestrelo.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Lagjja 146 dhe Bregu i Diellit me frymën e fitores së madhe të 19 Tetorit

Gjyla Halili

BDI- Tetovë: Kundërshtarët tanë politikë mashtrojnë duke blerë pëlqime nga mijëra profile fantazma

Gjyla Halili

Mafiz Rustemi pranon detyrën e drejtorit për Diasporë në BFI e RMV-së

Gjyla Halili