AKTUALE

Ahmeti nga Zvicra: Nëse ua rrezikoni gjakun e derdhur shqiptarëve, do të na përzihen ‘kësulat’

Lideri i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti nga Zvicra ka kërcënuar se nuk ka kush që mund të prek gjuhën e shqiptarëve gjuhë që e kanë larë me gjak, gjuhë që është e garantuar dhe ajo që lahet me gjak dhe nuk fshihet lehtë pa mos i përzi kësulat.

” Pa shqiptarë nuk mund të ketë Maqedoni, nuk mund të ketë paqë dhe stabilitet dhe sigurii. Nëse ua mohon dhe ua rezikon gjakun e derdhur për gjuhë, flamur e dije. Tre universitete janë të paprekshme, i pa prekshëm është flamuri shqiptarë, për atë flamur kanë rënë gjenerata e gjenerata, e pa prekshme është gjuha shqipe për gjuhën shqipe nënat Kosovare i kanë lënë djemt e tyre aty ku vajin ua bëjnë në truallin e Likovës, në varezat e dëshmorëve të Sllupçanit, në varezat e dëshmorëve në Tetovë dhe nuk i kanë marë trupat e tyre andej, sepse janë në tokën e vet. Nuk mund të mësojmë gjuhë tjetër dhe të ua prek kush gjuhën e tyre sepse prej gjuhën që ekan fituar me gjak. Këtë ua kemi bërë me die bashkëqytetarëve tanë maqedonas që ata të ngritën në këmbë sepse ne kemi qenë krah tyre kur të gjithë ua kanë mohuar e kontestuar, origjinën e tyre, historinë e tyre, gjuhën dhe kulturën e tyre dhe duhet të çohen në këmbë sepse po i bëhet sher këtij vendi. Ne nuk duhet të tolerojmë sepse dhuratë askush nuk na e ka dhënë, por e kemi fituar me gjak, andaj ajo që fitohet me gjak nuk meret lehtë pa i përzi kësulat” tha Ali Ahmeti.

Related posts

Përgatitjet e shkollave, Kushi në Patos/ Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu”

admin

Aktiviteti kulturor “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”

Gjyla Halili

Sulejman Baki bashkë me Iljas dhe Kolashinac mbrëmë për Iftar me qytetarët në Veles

Gjyla Halili