AKTUALE

Hasani për deklaratën e Kurtit: Jashtë çdo kuptimi, nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije

“Në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoheshka”, kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaratë për të cilën reagoi Ilir Hasani nga BDI.

Hasani tha se, është jashtë çdo kuptimi deklarata e Kurtit, duke shtuar se kjo nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije ndaj miqve të tij të një koalicioni pa legjitimitet të shqiptarëve në RMV.

“E dëgjova me kujdesin më të madh Kryeministrin e R. Kosovës z. Albin Kurti dhe për herë të parë nuk desha të besoj atë që e ndëgjoj nga ai. Të thuash që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe të relativizosh në atë mënyrë një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen nga përdorimi të gjuhës tënde, pêr të cilën është sakrifikuar gjak, mund, energji…, dhe çfarë jo, është jashta çdo kuptimi. Një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije ndaj miqve të tij të një koalicioni pa legjitimitet të shqiptarëve në RMV. Tashmë nuk flasim se cilin do ta përkrah Albini për zgjedhje, tash flasim për një dëm ndaj shqiptarëve në RMV që askush nuk do të mund ta rikuperoj”, tha Hasani.

Banner

Related posts

Prof. Dr. Sulejman Baki nga Fronti Europian bën thirrje për zgjedhje të qeta dhe pa ofendime

Gjyla Halili

Zekirja Ibrahimi në kongresin e ASH-së, mungojnë Kasami dhe Mexhiti

Gjyla Halili

Mark Gjonaj dhe Emina Çunmulaj vizitojnë Tetovën, Kasami: Diaspora është pasuri dhe urë që lidh Tetovën me botën!

Gjyla Halili