AKTUALE

HATME NË XHAMINË E PIROKUT

Banner

Sot më datë 17.11.2024 (e diell), në Xhaminë e fshatit Pirok u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik-hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimët Jetmir ef. Haliti dhe Valton ef.Selmani.

Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve, hoxhallarëve dhe mysafirëve të shumtë mori pjesë kryetari i BFI-së Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fefai, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij, profesor të Medresesë “Isa Beu”, drejtori i sektorit për shkencë dhe kulturë pran Rijasetit Mr. Musanif Rufati.

Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit si dhe theksoi rëndësinë e mësimit dhe edukimit fetar që zhvillohet në mekteb. Ai uroi nëxënësit, familjarët, këshillin e xhamisë dhe në veçanti mualimët për punën e bërë dhe për suksesin e arritur.
Duanë e hatmes e bëri Idriz ef. Idrizi.

Në fund të programit, mualimëve Jetmir ef. Halitit dhe Valton ef. Selmanit iu dhuruan plaketë si dhe u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Reisit dhe Myftiut për 61 nxënësit që kishin kryer leximin e Kuranit Fisnik (hatme).

Programin e moderoi Muhamed ef. Berzati.
Nxënësve Zoti ju dhëntë suksese edhe në të ardhmen.
Mualimët Zoti i begatoftë me të mirat e tij.
Një falenderim të veçantë për këshillin e Xhamisë Pirok si dhe imamin Muhamed ef. Zekiri për organizimin e mrekullueshëm.
Gjithnjë të keni suksese.

Banner

Related posts

Ambasadori Milaim Fetahi përfundon misionin diplomatik në Zagreg: Vizionarët ecin bashkë, idealistët nuk ndahen kurrë

Gjyla Halili

KRYETARI I GJILANIT ALBAN HYSENI I SHTROI DREKË LIDERIT SHQIPTAR ALI AHEMTI NË PLANET NË GJILAN

admin

Izet Mexhiti, “i zjarrti” që ia rrëmbeu BDI-së Çairin! VLEN merr mbi 13,500 vota, Fronti Europian 11,032

Gjyla Halili