AKTUALE

VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË DEÇANIT Z. BASHKIM RAMOSAJ

Sokol Paja

New York, 13 Nëntor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra nderoi me “Mirënjohje” në një ceremoni të veçantë zhvilluar në Selinë Qendrore kryetarin e komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj. Me pjesëmarrjen e vatranëve e aktivistëve të spikatur të komunitetit shqiptar në New York, Vatra e nderoi kryekomunarin Ramosaj me motivacion:”Për arritjet e shkëlqyera në drejtimin e Komunës së Deçanit, si ekspert i qeverisjes vendore, për vizionin transformues dhe lidershipin politik, për përmirësimin rrënjësor të jetës së qytetarëve në Deçanit, si veprimtar dhe aktivist i çështjes kombëtare me kontribute të shquara për lirinë, pavarësinë dhe procesin e fuqizimit demokratik të institucioneve shtetërore në Kosovë”. Në fjalën e mirëseardhjes sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj përgëzoi punën e kryekomunarit Ramosaj, shpjegoi punën e Vatrës dhe bashkëpunimin me institucionet amerikane në angazhimin për çështjen e Kosovës sidomos. Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Ramiz Tafilaj, Jashar Dobraj e Adem Lushaj, në fjalën e tij falenderoi Vatrën për nderimin dhe punën historike për kombin shqiptar dhe shpjegoi punën e përpjekjet për miradministrimin dhe zhvillimin e Komunës së Deçanit dhe institucioneve në Kosovë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Drejtori i gazetës së Alpeve z.Ramiz Tafilaj vlerësoi Vatrën e Diellin për dokumentimin historik të veprimtarisë së shqiptarëve dhe theksoi rëndësinë që gazeta Dielli dhe gazeta e Alpeve shkojnë në Librarinë e Kongresit Amerikan për të ndërkombëtarizuar çështjen kombëtare në institucionet e amerikane.

Related posts

Sot shpaloset master plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Gjyla Halili

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Gjyla Halili

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili