AKTUALE

ZV/AMBASADORI I MBRETËRISË SË BASHKUAR, SH.T. DANIELL FIELLER NË VIZITË MUFTINISË SË BFI-GOSTIVAR

Sot (06.11.2024 – e mërkurë), në vizitë zyrtare në Muftininë e BFI – Gostivar, qëndroi zv. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Daniell Fieller, i shoqëruar nga Dominic Rhodes – Udhëheqës i Departamentit Politik, Krenar Abazi – Këshilltar Politik për Çështje të Sigurisë dhe Nikola Stojanoski – Drejtor për Tregti dhe Investime. Ai miqësisht u mirëprit nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli, së bashku me stafin e tij.

Gjatë këtij takimi, Muftiu Zendeli informoi ambasadorin për organizimin e jetës fetare dhe institucionale në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që zhvillohet me institucionet lokale. Ai theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare si vlera thelbësore të komunitetit, duke nënvizuar avancimin dhe ruajtjen e vlerave tradicionale fetare në shoqërinë e sotme. Gjithashtu, Muftiu foli për përkushtimin e vazhdueshëm për gjithëpërfshirjen e dy gjinive në rrjedhat shoqërore dhe fetare, duke e bërë të qartë rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë në çështjet e komunitetit.

Në të njëjtën kohë, mysafirët e lartë vizituan edhe Xhaminë e Sahatit. Në shenjë mirënjohjeje, Muftiu i dhuroi ambasadorit një plaketë me emblemën e Muftinisë së Gostivarit dhe simbolin e këtij qyteti, Kullën e Sahatit.

DEPUTY HEAD OF MISSION OF THE UNITED KINGDOM, H.E. DANIELL FIELLER, VISITS IRC-GOSTIVAR MUFTIATE

Today (Wednesday, 06.11.2024), the United Kingdom’s Deputy Head of Mission to the Republic of North Macedonia, H.E. Daniell Fieller, paid an official visit to the IRC – Gostivar Muftiate. He was accompanied by Dominic Rhodes, Head of the Political Department; Krenar Abazi, Political Adviser for Security Issues; and Nikola Stojanoski, Director for Trade and Investment. He was warmly welcomed by the Mufti of the IRC – Gostivar Muftiate H. Sabahudin ef. Zendeli, along with his staff.

During the meeting, Mufti Zendeli informed the ambassador about the organization of religious and institutional life in the region, as well as the close cooperation with local institutions. He emphasized the importance of coexistence and religious tolerance as core values of the community, highlighting the need to preserve and advance traditional religious values in today’s society. The Mufti also discussed their ongoing commitment to inclusivity for both genders in social and religious spheres, underscoring the importance of equal participation in community matters.

Additionally, the high-ranking guests visited the Saat Mosque. As a gesture of gratitude, the Mufti presented the ambassador with a plaque featuring the Gostivar Muftiate’s emblem and the symbol of the city, the Saat Tower.

Related posts

Avaja: Për herë të parë nuk ka deputet rom në Kuvendin e RMV-së

Gjyla Halili

Macron do të dërgonte përsëri trupa në Ukrainë

Gjyla Halili

Mexhiti: Shfuqizimi i balancuesit nuk e rrezikon punësimin e shqiptarët

Gjyla Halili