AKTUALE

Zv/kryeministri i Parë Mexhiti iu bashkangjit akcionit për dhurim të gjakut të cilin e organizoi Ambasada e SHBA-ve në Shkup

Banner

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe dhuroi gjak në aksionin për dhurimin e gjakut “Food and Blood Drive” në Ambasadën e Shteteve të të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Pasi dhuroi gjak, zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të japin për vendin tone që nga shpallja e pavarësisë.
‘Është aksion tradicional për dhurimin e gjakut, të cilit kryesisht i jemi përgjigjur, kësaj radhe aksioni zhvillohet për nder të Ditës së Verteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin ne si shtet e kemi partner strategjik dhe me kënaqësi mora pjesë në këtë akcion të dhurimit të gjakut’ u shpreh Mexhiti para mediave.

Aksioni për dhurimin e gjakut të cilin për 22 vite e organizon Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunuam me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin e Mjekësisë Transfuzive, këtë vit i dedikohej veteranëve të SHBA-ve, përmes të cilit u nderua shërbimi i tyre në vendosjen e paqes në botë.

Banner

Related posts

Grubi dhe Xhaferi vizitojnë çerdhen e re, “Fidani” në Çair: U tha, u bë, Qeveria ndau rreth 2 milion euro!

Gjyla Halili

247 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve, ambasadori Hovenier uron popullin amerikanë

admin

Mark Gjonaj dhe Emina Çunmulaj vizitojnë Tetovën, Kasami: Diaspora është pasuri dhe urë që lidh Tetovën me botën!

Gjyla Halili