AKTUALE

BFI i përgjigjet ftesës së Ambasadores Amerikane për dhurimin e gjakut dhe grumbullimin e ushqimeve

Banner

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 07.11.2024 iu përgjigj ftesës së Ambasadores së SHBA-ve në Shkup, Ekselencës së saj Angela Aggeler për t’iu bashkëngjitur aksionit për grumbullimin e ushqimeve dhe gjakut në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Me këtë rast Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai së bashku me një delegacion të përbërë nga Sekretari Gjeneral H, Irsal ef. Jakupi, dhe drejtorët e sektorëve të ndryshme të Rijasetit të BFI, Fadil Ramadani – OH Hilal, Mafiz Rustemi – Diasporë dhe Agron Vojnika – PR, në emër të Bashkësisë Fetare Islame bënë një donacion modest në ushqime, të holla dhe dhuruan gjak.
Gjatë kësaj vizite Reisul Ulema u prit nga Ekselenca e saj, Ambasadorja Aggeler, me të cilën biseduan për këtë aksion tradicional por edhe për zgjedhjet në SHBA, me çrast Reisul Ulema e uroi Ambasadoren Aggeler për procesin zgjedhor dhe nivelin e lartë demokratik dhe fitoren e Presidentit të zgjedhur Donald Tramp.
Nga ana e saj, Ambasadorja Aggeler e falënderoi Reisul Ulemanë për pjesëmarrjen në këtë aksion dhe tha se humanizmi është virtyt i njerëzve të mirë.

Banner

Related posts

Sot bëhen 6 ditë, Adnan Azizi ende nuk flet për “goditjen” nga Mickovski

Gjyla Halili

BDI: Kryeministri të ndalojë kërcënimet dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore, si në kohët më të errëta të komunizmit. Shqetsimet për gjuhën nuk janë vetëm partiake.

Gjyla Halili

Vetëm 4 nga 11 komisione në Komunën e Kërçovës do të udhëhiqen nga shqiptarët

Gjyla Halili