AKTUALE

KQZ tregon afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë njoftim për afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet më 22 dhjetor 2024 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025.

Kurse, më 11 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja. Ky afat do të përfundojë më më 25 janar 2025.

Ndërsa, më 21 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ky afat do të përfundojë më 4 shkurt 2025.

Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.

Banner

Related posts

“Në mbrëmje na përjashtojnë, në mëngjes ju dhemb shpirti që nuk jemi aty”-Mexhiti: Zoti Ahmeti na ka përjashtuar, në opinion paraqitet sikur sdi gjë

admin

Edhe policë të përfshirë në kondrabandë me vetura

Gjyla Halili

Fato Ahmeti : Një fitore e madhe e Frontit Europian nënkupton siguri dhe integrim në Bashkimin Europian

Gjyla Halili