AKTUALE

Ali Ahmeti: Kjo betejë ju takon të gjithë shqiptarëve

Me rastin e takimit me qytetarët në Kumanovë, lideri i BDI-së dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka vlerësuar praninë e madhe të kumanovarëve në tubim.

“Kumanova u rreshtua drejtë si gjithmonë dhe sonte ngriti zërin lartë kundër poshtërimit të shqiptarëve dhe largimit nga e ardhmja evropiane”, ka shkruar Ahmeti.

Ai më tej ka theksuar se prania e madhe e kumanovarëve dhe mbështetja e tyre për të drejtën legjitime të shqiptarëve ti përzgjedhin përfaqësuesit e tyre në zgjedhje demokratike u konfirmua nga të gjithë të pranishmit në sallë.

“Kjo betejë ju takon të gjithë shqiptarëve, kjo është betejë për dinjitet, ndalim të nëpërkëmbjes dhe nënçmimit, kjo po shndërrohet në lëvizje kombëtare sepse populli po thotë mjaft”, ka shkruar në fund lideri i BDI-së njëherësh edhe i shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Kuvendi shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Gjyla Halili

Nikollë Camaj: Shtetësia e trashëguar e diasporës nuk duhet të vihet në pikëpyetje

Gjyla Halili

Myftiu priti profesorin e Universitetit të Tetovës, Dr. Sc. Muazam Halili

Gjyla Halili