Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me ftesë të Forumit të ulemave islam udhëheq delegacionin për në Konferencën që mbahet në Edirne të Turqisë e udhëhequr nga Kryetari i saj Dr. Prof. Nasrullah Haxhimyftiollu dhe bashkpuntorët e tij, e cila mbahet më 02-03.11.2024. Në këtë Konferencë mori pjesë Kryetari i Dijanetit të Turqisë Prof Dr. Ali Erbash, Valiu i Edrenes, Rektori i Universitetit të Trakisë në Edirne, përfaqësues të Bashkësive islame të Ballkanit dhe shkenctarë eminent të Turqisë.
Pas leximit të pjesëve nga Kur’ani famëlartë nga Mushaviri i ambasadës së Turqisë në Shkup Hfz. Mustafa Budur, fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i Forumit të Ulemave islam Prof Dr. Nasrullah Muftihaxhioglu i cili përshëndeti të pranishmit dhe foli mbi qëllimin e mbajtjes së ketij tubimi të madhë me qëllim të analizës mbi Ballkanin dhe muslimanët. Pasuan fjalimet e Valiut të Edirnes, Zv.ministrit të arsimit, Rektorit të Universitetit të Trakisë në Edirne dhe fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Dijanetit Prof Dr. Ali Erbash i cili foli gjërësisht mbi Islamin dhe rrjedhat e tij në botë.
Në seancën e parë e cila udhëhiqej nga vet Prof Dr. Ali Erbash kumtesën e dytë e mbajti Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetau, i cili foli mbi rrjedhat e Islamit në Ballkan dhe më gjërë.
Në mbrëmje të konferencës në mes tjerëve paraqitjen e tij e realizoi Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Isnaili i cili poashtu bëri një paraqitje të mirë mbi kulturën dhe civilizimin islam.
Gjatë të gjithë seancave të ditës se parë u realizuan kumtesa të nivelit të lartë nga shumë ekspert të fushave të ndryshme të vlerave islame.
Konferenca vazhdon edhe neser ku pritet të sillen konkluzat e saja.
Delegacioni i BFI e RMV i udhëhequr nga Reisul Ulena përbehet nga Muftitë Dr. Qenan Ismaili, Dr. Selver Xhemaili, H. Sabahudin ef Zendeki, H. Nasir ef. Rexhepi, Drejtori i Medresesë Isa Beu Dr. Islam ef.Islami, Z. Nizam Reshit- Përgjegjës për marrëdhënie me Turqinë, si dhe Prof Dr. Mensur Nuredini, Zv. Rektorvi Universitetit Vizion në Gostivar dhe drejtori Institutit të Hivzit Mr Eljesa ef Hasani.
Pritja ishte protokolare dhe e nivelit të lartë.