AKTUALE

Agron Dedivanaj vlerëson lartë figurën e profesorit Gjergj Hasanaj, falenderon gjith ata që kontribuan në jetësimin e historisë së tij

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në ShBA, Agron Dedivanaj shpreh mirënjohje të veçantë dhe urim të përzemërt për të gjith ata që kontribuar në përjetësimin e historisë dhe veprimeve kombëtare të profesorit Gjergj Hasanaj, nëpërmjet këngës e cila u publikua sot nga këngëtari i madh nga Malësia e Madhe, Malësori.

“Z. Hasanaj dha një kontribut të madh në dhe për themelimin e shkollës “GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU” në Triesh, si dhe shërbimi në detyrën e drejtorit të shkollës së sipërpërmendur. Gjergj Hasanaj ishte i pari shqiptar nga Malësia që shkroi dhe botoi një libër”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi i plotë:

Një urim I përzemërt për secilin që u bë pjes e përjetësimit të historis së veprimeve kombëtare të Gjergj Hasanaj, e veçanarisht ju Malësor Malësori Prënkoçaj në interpretimin e këngës së këtyre vlerave, si dhe Gjergj Zefi Dedivanaj për finasimin e saj, sepse Gjergj Hasanaj meriton shumë.
Ai ishte një autor shqiptar, një drejtues akademik,
dhe një përfaqësues i zgjedhur i komunitetit. Gjergj Hasanaj është autor i librit “MALESORIKENDON” që u botua në vitin 1971.
Z. Hasanaj dha një kontribut të madh në dhe për themelimin e shkollës “GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU” në Triesh, si dhe shërbimi në detyrën e drejtorit të shkollës së sipërpërmendur. Gjergj Hasanaj ishte i pari shqiptar nga Malësia që shkroi dhe botoi një libër..
Është shkolluar në Gjakovë dhe Prishtinë në Kosovë si dhe zhvillime tjera profesionale gjetiu.
Gjergj Hasanaj ishte një drejtues i vërtetë akademik profesional, një njeri i sjellshëm, mikpritës dhe i respektuar…

https://www.facebook.com/share/p/pr4cqUusQrSswMmB/

Related posts

“Kemi njohuri operative për Grubin”, tha Toshkovski për aktivitetet për gjetjen e ish-zv/kryeministrit

Gjyla Halili

Bujar Osmani: “Balancuesi” ka pasur hapësirë për përmirësim mirëpo asesi të shfuqizohet!

Gjyla Halili

Zejdi: Fronti Europian do të korri fitore më 24 prill me Bujar Osmanin, dhe më 8 maj si gardian i vlerave qytetruese

Gjyla Halili