Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Të mbushur me paradokse.
Pra!
Të kontrollojmë frikën dhe guximin.
Apo reduktujmë edhe njërën edhe tjetrën.
Më e pajtuara është të ndëgjojmë rendin dhe urtësinë.
Të largojmë provokimet dhe fuqite instrumentale të degraduara.
Legjislacioni një logjikë më e përshtatur ne mentalitetin pa përfaqësim të duhur.
Tek ne kronikat e lajmeve ende janë të mbushura me aksione të policisë.
Duket se asnjë i gjallë nuk sheh realisht se çka ndodhë.
Por pak nga të mençurit mundohen të shpjegojnë diçka.
Nese harojme të shpjegojmë si do të korrigjojmë gabimet.
Atëherë ose do të mbulohen ose do të harohen.
Dhe gjithçka nga fillimi në odisejadat e rradhës.
Normalizimi është i domosdoshëm.
Normalizimi është i rëndësishëm.
Normalizimi i mardhënieve logjike është i rëndësishëm dhe domosdoshëm sepse edhe pse koha kalon gjeografija jonë tetovare mbetet e pa ndryshuar.
Pra gjeografija jonë nuk ndryshon.
Prandaj jemi të detyruar të ndryshojmë dhe të varrosim paradokset dhe kundërshtimet në mesin tonë.
Të braktisim dëshirat personale dhe grupore vizavi parimeve institucionale.
Të fillojmë të bisedojmë me urtësi dhe pa fjalë plastike dhe me mburroja dhe këmisha hekuri.
Sepse nëse ne di teolog nuk e njohim “Këmishën” e haz. Jusufit të sjellur babait të tij haz.Jakubit, defakto si do të preferojmë të tjerët në ilustrimin e tregimeve të Kuranit me këshilla profetike.
Ne si popull shqiptarë sinojmë të ngritemi në rajon me masa paqësore dhe në këtë dimenzion human,politik dhe historik na u lejua që të investohet në arsim, analiza politike e diplomatike dhe konkretisht Tetova u identifikua me dy universitete.
Si një mbështetje e domosdoshme logjike dhe racionale.
Këtu ka kontribuar padyshim në mënyra konkrete, suptile dhe të urtë edhe organet e BFI si në RMV poashtu edhe ne Kosovë.
Që të tregojmë se ne organizohemi dhe fërgojmë manxhën me vajin autohton.
Të shkëputur dhe të mvetësuar nga tentativat konspirative te huaja si kina, rusia ,irani etj.etj.
Ne duhet të ruajmë dhe të kursejmë popullin shqiptarë musliman nga konstatimi i ekspertëve ekonomik:
“Se (shqiptarët)shqipëria kanë një llojë modeli ekonomik të mos pasjes model ekonomik”.
Sepse askush nuk mbulon gabimet tona nëse ne nuk bashkohemi dhe nuk bisedojmë duke redpektuar fjalën e njëri tjetrit.
Askund nuk na çonë grupimet dhe seancat e blinduara dhe me garanca avansimi fiktive dhe me gënjeshtra.
Sepse janë frekuentuar që nga pas lufte shume instalime të rrjetit të cilat sikur në emër të kulturës, ndihmave sociale, mësimeve mistike,botimeve plagjiat- pirat dhe kurseve të…(sistem sibjani)
Të cilat jan të ushtruar dhe të përgaditur mirë që nga tre persona, të krijojnë shtatë grupe.
Të cilat do të krijojnë situsta dhe gjendje ku nuk do të dallohet mes turpit dhe krimit.
Do të thuan turp por jo edhe të ndalojë krimin dhe degjenerimi.
Të zhvlerësohet kuntributi i xhematit dhe popullit tonë.
Kontributi i mësuesve, mjekëve,juristëve, gazetarëve dhe teologëve të kategorisë interne ne xhamia dhe të atyre eksterne në organet dhe institucionet e BFI në rajon.
Drejtësia duhet të matet mirë.
Që të mos sorollatemi në tema që janë largë interesit tonë kombëtarë, fetarë dhe politik të barazisë kohabitare publike.
Të mos mbetemi vazhdimisht jashta kuptimit të ndodhive mbrenda nesh.
Sepse pastaj do të futet dikush tjetër i cili do të kortigjojë gabimet sipas tekeve të tyre nga intereset e tyre te pa njohura.
Ne kur do të i njohim ata kanë lëshuar metastazë onkologjike në shoqërinë tonë.
Të mos mbetemi të habitur me ate se çka po ndodhë mbrenda nesh, përballë atyre që
veprojne jashta nesh duke bërë kompromise me i interesin dhe redurset tonë të gjalla.
Argumenti më i fortë është ne të ruajmë kontributin tonë të detektojmë ate dhe të vlersojmë kontributin e atyre që mundohen të ruajnë identitetin tonë unik në sferat kombëtare dhe fetare.
Të gjith ata që funksionojnë që të jolegjitimojnë kontributin tonë për rendin sipas planit , programit dhe kushtetutës me siguri po sjellin hijen e putinit,iranit dhe zajednicave në mitrovicë dhe tek zajednica e Kokoveshit dhe Belerit.
Arsyeja pse është shumë e qartë.
Nuk dëshirojnë që ne të besojmë në ligj dhe në mandat të limituar.
Paradokset janë evidente .
Mirpo, jemi të vetëdijshëm se patjetër e kemi të përcaktohemi për një ardhmëri më demokratike duke refuzuar të gjitha tentativat e komitëve dhe të bajraktarëve.
Jemi dëshmitarë të një procesi të vetëdijshëm solid ku përkatësia nacionale maqedone pranoi disa kërkesa politike të subjekteve shqipëtare.
Ky fakt duhet të vetëdijësojë shumë individ me të ashtuquajtur poste dhe detyra të lustruara dhe me shkëlqim fluid të pa përmbajtur nga konkurenca e afërt dhe e largët.
Dikur kur luftrat ishin realiteti i kohës së zakonshme Platoni tha:
“Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës”.
A nuk po shohim se si po kanalizohet bota.
Ne duhet të marrim ndonëse pak mësim nga Kurani Fisnik edhe pse e kemi skajuar fare …nga logjika jonë politike.
Ai duhet të kthehet në logjikën tonë sot kur kemi edhe më shumë nevojë që të thirremi mbi Ajetet dhe argumentet e tij aq sa mundemi dhe aq sa na lejohet nga prizma e kapaciteteve organizative.
Por asnjëherë të mos shmangim logjikën dhe higjienën e të menduatit drejtë dhe kërkimi për të vërtetën.
(xhxhxh!)