AKTUALE

Takim me studentët tonë në Stamboll

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Muftiu i BFI-së Shtip. Nasir ef. Rexhepi dhe Drejtori i Agjensionit për Hallall Standard, Driton Dikena, gjatë vizitës së tyre zyrtare në Turkiye, organizoi një takim të veçantë me studentët nga Maqedonia të cilët ndjekin studimet në universitete të ndryshme. Takimi u mbajt me qëllim të forcimit të lidhjeve me studentët tanë që kanë kryer Medresenë SHMI “Isa Beu” dhe po vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik në një vend mikpritës si Turkiya. Në këtë takim morën pjesë studentë nga cikle të ndryshme universitare, duke përfshirë bachelor, master dhe doktoraturë, të cilët vinin nga qytete të ndryshme të Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me studentët tanë dhe ndjekja nga afër e progresit të tyre akademik e personal. Përmes këtij angazhimi, BFI synon të sigurojë që studentët të ndihen të mbështetur dhe të lidhur me atdheun dhe institucionet fetare të Maqedonisë gjatë kohës që ata studiojnë jashtë vendit. Gjatë takimit, studentët u informuan mbi aktivitetet dhe projektet e fundit të BFI-së, duke përfshirë iniciativat që promovojnë arsimimin dhe zhvillimin personal në komunitetin tonë.

Po ashtu, u diskutua mbi sfidat që studentët përballen gjatë viteve të studimit në Turqi, si në aspektin akademik ashtu edhe në atë social e personal. Delegacioni i BFI-së shprehu gatishmërinë për të qenë një dorë ndihmëse dhe për t’i mbështetur ata në çdo vështirësi që mund të hasin, duke ofruar udhëzime dhe mbështetje morale për të lehtësuar integrimin dhe përparimin e tyre në studime. Ky takim përfaqëson një përkushtim të vazhdueshëm të BFI-së për të ruajtur lidhjet e forta me të rinjtë tanë dhe për të mbështetur zhvillimin e tyre në fushat ku ata aspirojnë të shkëlqejnë.

Related posts

Tetovë – Gostivar: Për dy muaj e gjysmë rreth 2129 masa për shpejtësi të pa përshtatshme sipas kushteve të rrugës

admin

Ratkoceri: Korridori 8 për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, për nga rëndësia është “Marrëveshja e dytë e Ohrit”

admin

Osmani: 7 vjet nga 27 prilli, nga humnera sot jemi vend anëtar i NATO-s

Gjyla Halili