AKTUALE

MAVRAJ NË NDERIM TË 1 TETORIT 1997

Banner

Në 1 Tetor 1997, palca e kombit, studentët e Universitetit të Prishtinës, me Unionin e tyre të Pavarur në ballë, dhe të mbuluar nga krismat e pushkëve dhe bombave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vulosën përfundimisht çdo dilemë, se kah do të rreshtoheshin!

Në nderim të asaj kryengjarje të studentëve të Universitetit të Prishtinës, që matet me demonstratat e studentëve të vitit të madh 1981, ish Kryetari i Kuvendit të Unionit të Pavarur të Studentëve të Prishtinës, njëri prej katër liderëve kryesor studentor të 1 Tetorit 1997, Kryeredaktor i Gazetës studentore “Bota e Re”, gazetari legjendar i popullit shqiptar, botuesi i gazetës “Epoka e Re”, Muhamet Mavraj, me 1 Tetor 2024, në nderim të 27 vjetorit të atij evenimenti të veçantë të historisë së Kombit, ka bërë një aktivitet të rrallë si asnjë udhëheqës tjetër, madje duke e lënë edhe administratën e shtetit nën hije!
Me këtë aktivitet kaq të madh e intensiv, Gjiganti Muhamet Mavraj, ka dëshmuar se ka qenë violina e parë studentore e atyre ngjarjeve të mëdha kombëtare dhe dirigjenti fantastik i atij oqeani të madh e të pashterrshëm të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në përkrahje të UÇK-së e kundër Serbisë pushtuese!
Bijtë e mëdhenj e besnik të Atdheut, ata që përfaqesojnë tharmin e palcës së kombit, nuk ndalen kurrë, as ateherë, kur të tjerët lodhen, kur braktisin rrugën apo edhe kur eventualiaht turpërohen nga rruga e bërë dikur, ose në rastin më te keq, kur kthehen dhe e lëpijnë atë që e kanë pështyrë!
Muhamet Mavraj mbetet vargmali i madh i papërkulur, te cilin nuk arrinë askush ta imitojë, sepse thjeshtë është i papërsëritshëm!

Nderimi i mirënjohja janë vlera e cilësi të të medhjëve!
Të lumtë Shoq!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 3 Tetor 2024!

Banner

Related posts

Mickoski thotë se duhet të injorohet ideja e Ahmetit për president dhe zëvendës president të zgjedhur nga Kuvendi

Gjyla Halili

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Belgjikë, pas incidenteve me dronë mbi aeroporte dhe baza ushtarake

Gjyla Halili

Moti me diell dhe vranësira mesatare

Gjyla Halili