AKTUALE

Oliver Spasovski për REL: BDI pres të bëhet pjesë e Qeverisë

Koalicioni VMRO DPMNE – BDI është vendosur në raporte shumë të mira. Nuk do të ishte befasi që në periudhën e ardhshme, BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisë” – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Ky qëndrim, sipas Spasovskit, vjen pasi disa ligje të propozuara nga VMRO – DPMNE-ja, për të cilët nevojiteshin shumicë prej 2/3 u miratuan me votat e integristëve.
BDI-ja ndihmon VMRO-DPMNE-në pavarësisht deklaratave të Kryeministrit Mickoski pas përfundimit të zgjedheve se BDI-ja I takon të kaluarës dhe është defaktorizuar si parti. Kështu ka deklaruar në intervistën për Radion Evropa e Lirë, koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, duke e mbështetur këtë qëndrim me mbështetjen e integristëve për ligjet për të cilët duhej mbështetja prej 2/3.

“Në fakt kishim formimin e Qeverisë, madje edhe para se të formohet, menjëherë patëm një takim të suksesshëm dhe bashkëpunim ose negociata VMRO DPMNE – BDI në Kuvend lidhur me mbështetjen për Ligjin për Riorganizimin e Qeverisë. Hera e dytë është votimi I Ligjit për Vetadministratë Lokale që duhej të miratohej me shumicë prej 2/3, që plotësisht cënon rendin kushtetues. Koalicioni VMRO DPMNE – BDI është vendosur në raporte shumë të mira. Nuk do të ishte befasi që në periudhën e ardhshme, BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisë” – thonë nga LSDM.

Spasovski është prononcuar edhe për ligjin e shumë debatueshëm për “branitellat” të dorëzuar nga LSDM-ja. Thotë se duhet të mbyllet kjo çështje dhe se i rëndësishëm është vullneti politik dhe konsensusi sa më I madh.

“Patëm vullnet të shprehur qartazi nga VMRO – DPMNE, ZNAM dhe LSDM, të cilët vlerësojnë se duhet të miratohet kjo zgjidhje ligjore. Nuk është me rëndësi nëse kemi dallime në dispozitat. Ligji I dorëzuar nga VMRO-ja është nga fillimi I vitit, kjo është zgjidhje aktuale. Këto zgjidhje ligjore mund të pësojnë ndryshime përmes procedurave që do të ishin në funksion të përmirësimit të tekstit ligjor dhe realizimit që deri në fund t`i përfshijë cështjet. Fundja, nëse Kuvendie miraton këtë ligj, përmes zbatimit, sikurse cdo ligj tjetër, nëse konstatohet se ka probleme të caktuara, kjo mund të ndryshohet” – thonë nga LSDM.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Spasovski ka komentuar edhe kredinë hungareze.

Sipas tij, marrëveshja e huamarrjes ka qenë jashtë institucionale, kurse dispozitat që qëndrojnë në pjesën e provizioneve dhe harxhimeve që aspak nuk janë definuar në tekstin ligjor mune dtë sjellin shuma korruptive. Spasovski deklaron se të gjitha dyshimet thonë se bëhet fjalë për para kineze që I ka marrë Hungaria dhe janë plasuar në vendin tonë.

Banner

Related posts

ASH-Sela: Falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

Gjyla Halili

BDI: Ministri Fatmir Limani bllokon komunat shqiptare për arsye politike

Gjyla Halili

Durimi mbaroi! Më 18 maj do ta kuptoni se gjuha shqipe nuk mbytet dot Shkrimi nga Arben Taravari

Gjyla Halili