AKTUALE

Lladrovci pret në takim atdhetarët nga Amerika Gjokaj e Perkaj i falënderon për kontributin e tyre për çlirimin e Kosovës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, atdhetarët e shquar Luigj Gjokaj dhe Nikollë Perkaj, me origjinë nga Malësia, të cilët dhanë kontribut të madh gjatë luftës çlirimtare nga Amerika.

Bashkë, kujtuam kohën më të lavdishme të kombit në Kosovën tonë, kur lufta çlirimtare kishte filluar dhe merrte hov të pandalshëm, mërgata atdhetare jepte përkrahje të pa rezervë me ushtarë, mjete luftarake dhe financa. Kështu e jepte provimin para historisë, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Me nderim, prita në takim, mikun tim, kontribuuesin për çlirimin e Kosovës, atdhetarin e përkushtuar të Malësisë, Luigj Gjokajn, ish kryetarin e fondit “Vendlindja Thërret”, nga Detroiti, bashkë me z. Nikollë Perkaj, atdhetar i devotshëm e kontribuues për çlirimin e Kosovës dhe me Rrustem Berishën.
Bashkë, kujtuam kohën më të lavdishme të kombit në Kosovën tonë, kur lufta çlirimtare kishte filluar dhe merrte hov të pandalshëm, mërgata atdhetare jepte përkrahje të pa rezervë me ushtarë, mjete luftarake dhe financa. Kështu e jepte provimin para historisë.
Mërgata jonë në Amerikë e kishte edhe një detyrë shtesë, ta thellonte bashkëpunimin me kongresmenë, senatorë e Presidencën amerikane, gjë të cilën e kryen me sukses të shkëlqyer atdhetarët e devotshëm, si Luigji, Nikolla dhe qindra patriotë që vazhdojnë të jetojnë e punojnë në Amerikë.
Faleminderit për vizitën miq, Kosova e pati Malësinë krah të fortë si gjithmonë, këtë ne kurrë nuk do ta harrojmë. Miqve, me këtë rast, ua dhurova librin e Bedri Islamit, kushtuar heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, “Përjetësia e dyfishtë”. Faleminderit Luigj e atdhetarë të dashur nga Malësia dhe kudo jetoni që na mbani të lidhur fort me gardianin e shtetit dhe lirisë tonë, Amerikën!

https://www.facebook.com/share/p/S6Zy29HhEerL329b/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

Rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

admin

Situata e tensionuar e sigurisë, MPJD dhe MPB thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni përmes Serbisë

Gjyla Halili

Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e MIA-s, mori çmimin për storjen më të mirë për fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor të KEMM-it

Gjyla Halili