AKTUALEKOSOVË

Kuvendi i Drenasit miraton listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim, Lladrovci falënderon asamblistët

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas votimit të Listës paraprake të pronave për dhënie në shfryyëzim, ka falënderuar të gjithë asamblistët e pranishëm në mbledhje.

Faleminderit, Drenasi ka perspektivë, Drenasi është zemra e Kosovës, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në Seancën e jashtëzakonshme, nga 13 pikat e rendit të ditës, pika e tretë zgjoi interesim të madh te opozita, e cila ende heziton ta votojë listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim.

Pas një debati, propozimi i Milaim Hajdarit u aprovua njëzëri që nga 54 pronat e propozuara në Listë, tri të mënjanohen.

51 pronat tjera në Listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim u miratuan me 17 vota pro. Se kush është mbrojtës i pronës publike dhe si shtohet vlera e pronës, këtë e dinë qytetarët e komunës së Drenasit, me disa shembuj, si ai te hekurudha, në Arllat, etj.

Opozita ka të drejtën e kësaj bote për ta kundështuar çdo propozim tonin, por, zhvillimi i komunës, investimet, bizneset me vende të reja pune, janë të mirëseardhura në Komunën e Drenasit dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

Premtimi im për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve, nuk njeh pengesa. Falënderoj të gjithë asamblistët e pranishëm në mbledhje, e në veçanti falënderoj opozitarët që votuan pro dhe asamblistin më të ri të grupit tonë parlamentar, Selman Qallapakun.

Faleminderit, Drenasi ka perspektivë, Drenasi është zemra e Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/HtRRsfg9BsAq9tkg/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

Komunikacioni në vend zhvillohet pandërprerje

Gjyla Halili

Arben Fetaji duke tentuar t’ja dëshmojë Mickovskit se sa vazal mund të bëhet, ofendon kuadrot shqiptarë, në këtë rast ambasadorin e RMV në Itali Dr. Pr. Vesel Memedi

Gjyla Halili

Lirohet Dragan Daravellski, vepra e tij është vjetërsuar

admin