Sot, 19.09.2024, në Xhaminë Gam Gam u bë duaja e Hifzit të hafizes AMRA ABDURAIMI.
Amra Besnik Abduraimi u lind më 30.06.2007 në Reçicë të Vogël.
Hifzin e filloi 27.05.2019 ndërsa e përfundoi 31.08.2024 te muhafidhi i njohur Abdurahman ef. Asllani.
Provimin e hivzit e kaloi me sukses mes datave 03.09-05.09.2024 para komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Tetovës i përbërë nga Hfz. Ibrahim ef. Alija, Hfz. Ekrem ef. Hasani dhe Hfz. Idris ef. Osmani.
Amra është viti i III në Medresenë “Isa Beu” paralelja e vajzave në Tetovë.
Këtë soleminitet të veçantë me prezencën e tyre e nderuan Reisul Ulema i BFI-së H.Hfz. Shaqir ef Fetai me bashkëpunëtorët e tij, myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpuntorë, sekretari gjeneral i BFI-së Irsal Jakupi drejtori i medresesë “Isa Beu” dr. Islam Islami me stafin e tij akademik, myftiu i Muftinisë së Shkupit Dr. Qenan Ismaili, myftiu i Gostivarit h. Sabahudin Zendeli, myftiu i Kërçovës h.Qamil Rushiti, myftiu i Ohrit h. Samet Hajdari, myftiu i Manastirit h. Hamit Rasimi, drejtori i institutit të hifzit “Fondacija Hifz Çasnog Kurana” Sarajevë, dejtori i fondacionit “el Furkan” për mësimin e Kuranit- Tiranë Hfz. Urim Rexhepi.
Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili në fjalën e tij uroi hafizen dhe familjen e saj për këtë sukses të madh si dhe ju dëshiroj mirëseardhje mysafirëve.
Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” Dr. Islam Islami.
Ndërsa Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e mbajti fjalën e rastit.
Duanë e hifzit e bëri myftiu i Shkupit Dr. Qenan Ismaili.
Programin e udhëhoqi sekretari i myftinisë së Tetovës Semir Fazlii.
Muhafidhit dhe hafizes së re nga ana e Rijasetit iu dhurua nga një hedije ndërsa nga Myftinia e Tetovës hafizes Amra iu dhurua një laptop ndërsa muhafidhit një plaketë.
Mirënjohje për muhafidhin Adurahman ef. Asllani.
All-llahu e ndihmoftë hafizen e re në vazhdimin e studimeve islame.