AKTUALE

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 45 personave për rastin “Banjska”

Banner

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë k ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të mërkurën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Isufaj tha se për këtë kanë punuar intezivisht.
Prokuroria Speciale ka kryer punë intensive disamujore në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe duke u mbështetur në to ka ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”, tha Isufaj.

Policia e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar është sulmar nga një grup i armatosur serb në Banjskë, si pasojë e kësaj mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurse nga shkëmbimi me armë janë vrarë edhe tre sulmues serb.

Për këtë sulm përgjegjësi pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçi. I njëjti aktualisht ndodhet në Serbi ku edhe po mbrohet në liri./

Banner

Related posts

Zeqiri pyet VLEN-in: A mund tu premtoni shqiptarëve se 90 nga 300 ushtarët do të jenë shqiptarë dhe 3 nga nënoficerët

Gjyla Halili

Luan Veliu: Prilli i Demonstratave të vitit 1981! 44 vite, Përkujtim, Qëndresë-Ndërgjenerata, të pa luhatur…

Gjyla Halili

Në Shkup dje janë sanksionuar 125 shoferë për kundërvajtje në komunikacion

Gjyla Halili