AKTUALE

UÇK DHE BUKA E NËNË STANËS 

Banner

Gruaja shqiptare e fshatit Peshter, Nënë Stana Gashi!

Gjatë luftës se UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut, sikur edhe në të gjitha zonat tjera të luftës në Kosovë, nënat shqiptare ishin ato që na pritën e na përcjellën, na shtruan sofrën e na dhanë bukë dhe na bekuan e na uruan të dilnim fitimtar kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë pushtuese!
Nëna Stanë, është nëna e tre ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi!

Nënë Stana, është Nënë e 11 fëmijëve, 8 djem dhe 3 vajza!
Bashkëshorti i saj, i ndjeri Nue Gashi, Ajo dhe e tërë familja e saj, ishin në shërbim të luftës së UÇK-së!
Pas ofansivave të Zhegocit dhe Marecit, në fund të muajit Prill 1999, bashkë me 6 bashkëluftëtar, u nisëm për t’u kthyer e për të vazhduar luftën në Malsinë e Zhegocit!

Gjatë rrugës u ndalëm në fshatin Peshter në familjen e Nue Gashit, në shtëpinë e ushtarëve të UÇK-së, bashkëluftëtarëve tanë Filipit, Fatmirit e Marjanit!

Aty na priti me shumë bujari e respekt Nënë Stana!
Kjo Nënë e madhe shqiptare, pas orës 1 të natës na priti me buzqeshje, por e merakosur për fatin tonë, sepse e dinte por edhe shihte, se ne ishim të armatosur me automatik, bomba e armë të tjera, na përgaditi ushqim, na e shtroi sofrën e bukës!

Për mua ishte hera e parë që gjatë luftës së UÇK-së, priteshim me aq mikpritje bujare nga një familje katolike shqiptare!

Pjesmarrja direkte edhe e familjeve katolike shqiptare, djemëve dhe vajzave të tyre, në luftën e armatosur çlrimtare të UÇK-së, ishte sinjal i qartë, se lufta jonë po merrte shtrirje të nevojshme dhe të domosdoshme, kundër Serbisë pushtuese, por gjithashtu ishte sinjal, se edhe fitorja e luftës tonë po afrohej dhe se ishte e pashmangshme!

E dashura Nënë Stana, të dashur bashkëluftëtarë Filip, Fatmir por eshe Ti Marjan, që je larguar nga Atdheu dhe je duke punuar në Kroaci, Ju meritoni më shumë, Shteti i Kosovës së lirë e të pavarur, por edhe Kombi, kanë obligim dhe detyrim të madh ndaj familjes Tuaj, sepse përfshirja Juaj në luftën e armatosur çlirimtare, ashtu sikur edhe shumë familjeve katolike shqiptare, anë e mbanë Kosoves, ishte fitore direkte kundër propagandës fashtise e kriminale serbe, se UÇK ishte me platformë arabe e ekstreme islame, se ishte antiperndimore dhe anti euroatlantike!

Fitorja mbi Serbinë pushtuese me luftën e UÇK-së, me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, u bë realitet, Kosova u çlirua përfundimisht dhe tani është e lirë dhe e pavarur!

Isha i lumtur që pas 25 viteve e takova Nënë Stanën, në moshën 77 vjeçare, në fshatin Peshter, në shtëpinë e saj, në të njejtën dhomë, ku para dy dekada e gjysmë, na kishte pritur dhe përcjellur me ngrohtësi e bujari prej Nëne heroinë, prej Nëne të vërtetë shqiptare!
Faleminderit Nëna Stanë, që na ke pritur e na ke percjellur sikur djemt tuaj, Filipin, Fatmirin e Marjanin, ushtar me armë në dorë në UÇK!
Faleminderit Nënë Stana, buka, djersa dhe mundi Yt, ashtu sikur edhe lufta e djemve Tuaj, por edhe e qindra dhe mijëra ushtarëve që e derdhen gjakun lumë, dhe shumë nga ata janë Heronjë e Dëshmorë të Kombit, bënë realitet fitoren kundër pushtuesve serb dhe tradhëtarëve shqiptar!
Ishte knaqësia ime e madhe që të takova bashkë me djemt Tuaj e bashkëluftëtarët tanë Filipin e Fatmirin dhe vajzën Tënde e nipin Tënd!
Nëna Stanë, jetë të gjatë e të lumtur, shendet e suksese, Ty e familjes Tënde, nga zemra ju uroj!

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Shtator 2024!

Banner

Related posts

“Mollëkuqja”: Deputetët Rijad Shaqiri dhe Saranda Imeri me gjuhë seksiste në Kuvend dhe rrjete sociale!

Gjyla Halili

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga vendi

Gjyla Halili

Duhej të fillonte më 30 mars, shtyhet në afat të pacaktuar funksionimi i linjës ajrore Shkup-Dubai

Gjyla Halili