Në seancën e 17 të qeverisë, me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar
Durmishi, sot është miratuar vendimi i cili ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve të
produkteve shkollore për një periudhë nga 03.09.2024 e deri më 20.10.2024.
Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, marzhi më i lartë tregtar
(fitimi) për mallrat për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që marrin
pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me shumicë caktohet në shumën totale deri në 5%,
kurse në tregtinë me pakicë përcaktohet në një shumë totale deri në 10%. Me këtë
masë do të ulen edhe çmimet e mjeteve shkollore, gjë që do të ulë edhe koston e
jetesës për qytetarët. Ky vendim është marrë me qëllim që të ofrojmë mbështetje ndaj
qytetarëvë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të jetë gjithmonë afër qytetarëve për
t’u kujdesur për ta në moment të vështira.
Ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm për qytetarët. Jemi zotuar se do të
japim më të mirëm për qytetarët dhe për vendin tonë. Kjo arrihet me punë dhe veprime
konkrete.
Lista e plotë;
– çanta shpine dhe çanta;
– fletore, blloqe, fletore për shënime, kolazhe;
– mjetet e shkrimit (lapsa dhe stilolapsa);
– ngjyra druri;
– plastina, teste të modelimit, shtresat;
– flomasterë dhe markerë;
– ngjyra të yndyrshme;
– ngjyra tempera, akrile, uji dhe brusha;
– liniarë dhe materiale didaktike;
– mprehës dhe goma për fshirje;
– gërshërë për fëmijë;