Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve në atdhe, duke siguruar se Shoqata që ai drejton, do të vazhdojë të mbështes të gjitha nismat dhe projektet atdhetare.
Qershia mbi tortë e aktiviteteve dhe aspiratave tona do të jetë padyshim data 28 Nëntor 2024, datë kur përmëndorja e Gjergj Kastriot-Skënderbeut do të inaugurohet në sheshin me të njëjtin emër në Tuz, ka shkruar Dedivanaj.
Postimi i plotë në facebook:
Në shërbim të atdheut për jetë dhe mot!
Në këtë sezon veror jo vetëm që shijuam bukuritë e Malësisë me familjet tona, por shënuam dhe celebruam edhe disa ngjarje shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendlindjes sonë.
Ndër të tjera, vizituam punimet për ndërtimin e përmëndorës të kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e kishës “Nënë Tereza” në Kakarriq, përuruam Kullën muze të Çun Mulës, ishim pjesëmarrës të një nate përkujtimore kushtuar bilbilit të Malësisë Lindon Camaj, hapëm “Pazarin e Verës” në Malësi me Mbrëmjen e Diasporës dhe shumë aktivitete të tjera.
Shoqata “Jehona e Malësisë” do të vazhdojë të mbështes të gjitha nismat dhe projektet atdhetare, të dobishme dhe të shëndosha që synojnë përparimin dhe zhvillimin e kombit shqiptar.
Qershia mbi tortë e aktiviteteve dhe aspiratave tona do të jetë padyshim data 28 Nëntor 2024, datë kur përmëndorja e Gjergj Kastriot-Skënderbeut do të inaugurohet në sheshin me të njëjtin emër në Tuz.
Gjithmonë dhe kudo me vëllezërit dhe motrat tona nga vendlindja!
Agron Dedivanaj
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”