Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj nga Selishti, është model atdhetari e humanisti, shembull i burrërisë e trimërisë malësore, është ambasadori i denjë i kombit për çështjen kombëtare e humanitare, i pari që hap zemrën për interesin e kombit e atdheut
Malësia e Madhe është e tillë, sepse, ka lindur e rritur personalitete të mëdha. I tillë është edhe Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj nga Selishti. Ky fshat i vogël, Selishti, ishte dhe është vatër e atdhetarëve dhe humanistëve me nam, në mesin e tyre, janë Lulgjurajt.
Selishti i takon rajonit të Grudës heroike, e cila me shekuj i rezistoi otomanëve dhe malaziasve, dhe trimëria e burrëria e djemve të kësaj ane, ishte shembullore. Në Selishtin, buzë Cemit, janë Lulgjurajt, të cilët tashmë më shumë janë në Amerikë, se sa në Selishtin e Grudës, në zemrën e Malësisë së Madhe.
Në fund të viteve ’60, kur mbaroi epoka e Rankoviqit, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, në Malin e Zi, iu hapën dyert për marrjen e pasaportave dhe emigrimit për një jetë më të mirë, për tokën më pjellore se gurët e pjerrinat e Selishtit me Cemin plotë ujë të ftohtë.
Familja Lulgjuraj, të cilët sot janë më shumë në Amerikë se në Selishtë, të njohur për besë e fe, për traditë dhe burrëri, në gjirin e vet, ka burra e gra malsorë, model të atdhetarizmit e humanizmit nacional.
Në mesin e më të mirëve të kombit dhe Lulgjurajve, dallohet Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj nga Selishti, cili kurrë nuk kurseu për kombin, për atdheun e tij dhe fenë e lashtë. Ai do të bëhej ambasadori më i mirë i Selishtit në Amerikë, dhe Amerika do ta kishte në mesin e vet, Mark Lulgjurajn, më të mirin e Malësisë.
Marku, nga dita e parë që arriti në Amerikë, u bë pionier i çështjes kombëtare, u bë postier i lajmit të mirë për atdheun e kombin, u bë shërbëtor i çështjes kombëtare, kur kombit i rrezikohej jeta nga okupatori serb, maqedonas e malazias.
Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj nga Selishti, është model atdhetari e humanisti, shembull i burrërisë e trimërisë malësore, është ambasadori i denjë i kombit për çështjen kombëtare e humanitare, i pari që hap zemrën për interesin e kombit e atdheut.
Ashtu ishte edhe në 50 vitet e fundit, kur donacionet e tija ishin marramendëse për shqiptarët kudo jetojnë, për Kosovën, Shqipërinë Lindore, verilindore, perëndimore dhe u qëndroi besnik traditës së vjetër familjare për të dhuruar, në pajtim me traditën më të bukur atdhetare. Ai dha për luftën çlirimtare, për arsimin, për Zojën pajtimtare, për Kullën e Çun Mulajve. Kudo kërkohet ndihma, aty është Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj nga Selishti.
Nderi i kombit dhe vlerave kombëtare, ai ju qëndron besnik, duke i qëndruar gatitu nevojave të malësisë e Grudës, nevojave të Selishtit dhe Tuzit, deri sa ta ketë frymën, traditë që e ka lënë në duar të gjeneratave të reja të Lulgjurajve në Amerikë, si malësor, krenar e të pamposhtur. Mark Lulgjuraj rrezaton mirësi e humanizëm, lum kombi që e ka.