OPINIONE

Kjo është përgjigja e fundit për deputeten që flet “broçkulla” për ligjin e kulturës“ Saranda Imeri

Shkruan: Shkodran Tolaj

Saranda Imeri – diagnozën e saktë për ty e ka dhënë komandanti, Talat Xhaferi. Ligji për ty është matematikë e randë, duhet të kuptosh e interpretosh që si duket ose nuk din ose do me çdo kusht që të jesh në qendër të vëmendjes përmes manipulimeve të tilla në kurriz të fateve të njerëzve dhe skenareve – cirk!
Fillimisht të kish preferuar ta rregullosh fjalorin e rrugës, se i përfaqëson qytetarët! Ti ke “një fat” që ke imunitet si deputete se shpifjet e tilla të ulëta- se drejtori paska mundur ta rregullojë statusin e punëtorëve po s’paska dashur, nuk do të kalonin kollaj… anaj vazhdooo fol “broçkulla”
Sot definitivisht u pa kush manipulon e ka manipuluar me “skenare të turpshme” – kur krekoseni me ligjin që ua bëri qeveria e kaluar dhe haptas tregoni se për tu transformuar vendet e punës nga kohë e caktuar në të pacaktuar duhet ndryshime ligjore ose një ripëlqim nga Financat për kohë të caktuar ( që për të dy rastet duhet konkurs e audicion )!
Sa i përket kërcënimeve, te unë nuk të kalojnë! Mos harro – jam lis që nuk bie me një të rame dhe “ushtria” ime është e madhe, ti e din… po vërtetë mos hymë ma andej se sdi kush do i bjen pishman! Ti e ke veç “një fat- imunitetin si deputete” se me këto shpifje nuk do kaloje kollaj….
Punëtorët i keni lënë në rrugë me bllokadat e konkurseve nga 28 qershori dhe tash e keni rastin – votojeni ligjin ose lëshoni pëlqim nga Ministria e Financave që të hapet konkurs! Tash e tutje me njerëz të nivelit siç je ti që do të bëjë karrierë politike me “broçkulla” skam kohë të merrem!
Mirëmbetsh dhe mos harro se Parlamenti dhe ligjet nuk janë këndim në dasma ku i plotësohet secilit dëshira muzikore…

Related posts

Shqiptarët kanë kë të zgjedhin, kanë arsye edhe pse të zgjedhin dr. Bujar Osmanin për President!

Gjyla Halili

Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahu: Dashuria ndaj atëdheut është e lindur tek njeriu

admin

NUK EKZISTON ATEIZMI SHKENCORË

Gjyla Halili