AKTUALE

Mexhiti takon përfaqësuesen e UNEP, në fokus iniciativat për mbrojtjen e mjedisit

Gjatë ditës së sotme, zhvillova një takim të rëndësishëm me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) nga Vjena, znj. Sonia Gebert. Gjatë takimit, diskutuam për miratimin dhe zbatimin e politikave dhe iniciativave inovative, të fokusuara në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.
Në qendër të bisedimeve tona ishte zbatimi i projektit të GEF/UNEP “Promovimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës”, “Përforcimi i Kornizës Ligjore dhe Institucionale”, “Ngritja e Kapaciteteve dhe Restaurimi i Peizazheve Malore më të Cënueshme.” Theksuam mbështetjen e ofruar nga UNEP-i në përpjekjet tona kombëtare, për arritjen e objektivave për neutralitetin e degradimit të tokës.
Një rëndësi e veçantë i kushtuam zbatimit efektiv të Kornizës Globale për Diversitet Biologjik pas vitit 2020, si dhe projekteve aktuale që synojnë përmirësimin e menaxhimit të diversitetit biologjik, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shprehëm kënaqësinë për bashkëpunimin e mëparshëm të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve dhe mbështetjen e UNEP-it, në zbatimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për mjedisin.
Gjithashtu, përfituam nga rasti për të diskutuar mundësitë që Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, të mbështesë disa projekte të ardhshme të Ministrisë.

Related posts

SYLEJMANI: HEROI I KOMBIT ALBAN AJETI ME VETËDIJE TË LARTË IU BASHKUA RADHËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

admin

Shqipëria drejt BE-së: Mexhiti dhe Fetai me urim vëllazëror për Edi Ramën

Gjyla Halili

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

Gjyla Halili