AKTUALE

Takimi Mexhiti- Lawson: Marëdhëniet e forta me Mbretërinë e Bashkuar janë esenciale për aritjen e qëllimeve tona strategjike

Pata privilegjin sot të mirëpres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Matthew Lawson.

Mbretëria e Bashkuar, si një nga fuqitë më të mëdha dhe të rëndësishme në botë, ka luajtur gjithmonë një rol kyç në promovimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik globalisht por edhe në vendin tonë. Bashkëpunimi ynë me Mbretërinë e Bashkuar përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të përparuar në shumë fusha, duke përfshirë mjedisin, ekonominë dhe integrimin evropian.

Për Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet e forta me Mbretërinë e Bashkuar janë esenciale për arritjen e qëllimeve tona strategjike.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për vendin tonë dhe rajonin.

Banner

Related posts

Lladrovci: Besimtarë katolikë, për shumë mot, gëzuar Pashkët!

Gjyla Halili

“Askush nuk jep vajzë”, bëhet virale deklarata e Abazoviqit kur pyetet për martesë

admin

Limani paralajmëron se çdo delegim i qeverisë do të ishte jashtëligjor

Gjyla Halili