AKTUALE

Me rastin e pavarsisë së SHBA-së deputetja Rina Ajdari citon Kanunoren e Organizatës Pan Shqiptare “Vatra”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari ka uruar pavarsinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast Ajdari përkujton dhe veprimtarinë e mërgatës shqiptare në SHBA, duke cituar Kanunoren e Organizatës Pan Shqiptare “Vatra”.

“Në Kanunoren e Organizatës panshqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruhej: “Neve shqiptarë të Amerikës, mbetëm shumë të mallëngjyer nga liria, fuqia e bashkimi i popullit amerikan dhe kemi dëshiruar shumë të kuptojmë udhën, e cila i çoi ata në qeveri solide, duke e ndjerë sapo të kishim neve një të tillë, fati ynë si komb do të ishte fort larg.”- ka shkruar Ajdari.

Ja postimi i plotë:

Në ditën e shënimit të demokracisë amerikane e cila karakterizohet nga përkushtimi i saj ndaj parimeve të lirisë, barazisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët, si dhe fokusi i saj në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave individuale, përkujtojmë edhe veprimtarinë e palodhur të mërgatës tonë.
Në Kanunoren e Organizatës panshqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruhej: “Neve shqiptarë të Amerikës, mbetëm shumë të mallëngjyer nga liria, fuqia e bashkimi i popullit amerikan dhe kemi dëshiruar shumë të kuptojmë udhën, e cila i çoi ata në qeveri solide, duke e ndjerë sapo të kishim neve një të tillë, fati ynë si komb do të ishte fort larg.”

Gëzuar!

Banner

Related posts

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Gjyla Halili

Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Europës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike

admin

REISUL ULEMA URON NISMË TË MBARË HAXHINJĒVE TË SIVJEMË TË BFI E RMV.

admin