OPINIONE

Në vend të marrshimit me kostumet e UÇK-së paradë me parullat e LGBT-së!

Banner

Shkruan: Azgan Haklaj

Kosova u çlirua 25 vite më parë!
Me dt 12-të qershor të vitit 1999-të ish-presidenti Klinton do të shprehej me ngazëllim:
“Sot pas 79-të diteve, qiejt e Jugosllavisë do të jenë të qetë..”.!
Pikëridht atë ditë të shënuar për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar 50.000 forca te KFOR nga 39-të kombe të ndryshme të globit do marshonin drejt Kosoves.
Forcat speciale norvegjeze dhe ato britanike do mbërrin të parat në Prishtinë duke u hasur në një provokim të rëndë e të rezikshëm rus pasi ushtarakët e tyre kishin okupuar aeroportin e Prishtinës.
Ato u detyruan të largoheshin me turp pasi që dhe Rumania, Hungaria e Bullgaria nuk i lejuan të përdornin hapsirën e tyre ajrore për tu furnizuar me mjete dhe ushtri.
Natyrisht që për Kosovën nuk ka ditë më të shenjtë.
I shenjtë ngelet dhe kontributi i patjetërsueshëm i aleatëve euroatlantikë me në krye SHBA-të.
Kurrë nuk do të shuhen kujtimet për rezistencën shekullore të shqiptarëve të Kosovës që u kurorëzuan me krijimin e UÇK-së.
Por në vigjilje të kësaj feste me përmasa nacionale eshte rasti jo vetëm të bëjmë paradë arritjesh me kolore elektorale a thua se memoria jone fshihet lehtë.
Duhet që të gjithë e sidomos politika ne Kosovë ti qaset një analize të thellë e reale dhe një reflektimi gjakftohtë se ç’farë duhet të ishte bërë më mirë në Kosovë.
Situata aktuale në të cilën është Republika më e re e kontinentit nuk është frymëzuese fatkeqësisht.
Dhe shkaktari i vërtetë me emër të përveçëm është politika.
E sigurisht në tablonë reale të Kosovës sot shohim se kjo krijesë me veshtirësi e aleatëve tanë perëndimërë sot ka ushqyer skajet e një tensioni të madh e të pajustifikueshëm pikërisht me aleatët më të ngushtë, më të sinqertetë e kontributorët që në fakt janë dhe fuqitë më demokratike si dhe më të mëdhatë nga ana ushtarake e ekonomike.
E pa dashur të bëj analizë kronologjike unë bëj fajtor po me emër të përveçëm kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
E gjithë veprimtaria e tij jo vetëm në opozitë por me kostum tjetër e brendi të njejtë edhe sot si kreu i qeverisë dhe i mazhorancës në Kosovë.
Pa u ndalur te mungesa e vizionit e reformave zhvillimore në ekonomi ku kjo qeveri përkundër premtimeve rezulton e pazonja.
Ajo që është uluritëse te Albin Kurti është politika e jashtme.
Me çmendurinë e një të sëmuri nga mitomania, ai arriti te faktorizoje te aleatet tanë njeriun me antiperëmdimër e pro-rus, krahun e djathë të Millosheviçit Aleksandër Vuçiç.
Dite të tilla në mos të zeza por minimalisht të murrme për Kosovën askush nuk i ka menduar.
Edhe në rrafshin kombëtar Albin Kurti, i përbetuari për “Bashkim Kombetar” po përvijon një konstistencë me ndërhyrje agresive përçarje te faktori politik shqiptar kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Preshevë -Medvegjë -Bujanovcit.
Nuk gjej aresyetim tjetër dhe rezultat logjik të këtij inkursioni veçse shërbim dashje pa dashje për Vuçiç dhe politikat e tij anti shqiptare sllavo-ruse.
Albin Kurti edhe cilido mediokër politik e din se nuk ka as fuqi shtetërore e natyrisht as përsonale të faktorizohet si kryelider i shqiptarëve në Ballkan, i cili në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit në vend që të marrshonte me kostumet e UÇK-së bëri paradë me parullat e LGBD-së.
Ai është votuar masivisht duke mashtruar se do luftonte korrupsionin të cilit vetëm  i ndërroj ngjyrën.
Ai  u votua se u besua nga shqiptarët në Kosovë se do punonte për një shkallëzim të bashkimit tonë shpirtëror dhe te integrimit pan -shqiptar.
Por kjo pseudo kauzë rezultoi propagandë si rezultuan mashtrim e propagandë premtimet komuniste pas luftës se dytë botërore!
Gjithsesi edhe Albini edhe albinë të tjerë janë kalimtarë politikisht e fizikisht.
Ajo që ju ngelet brezava eshte Kosova e lirë!

Banner

Related posts

Kush fitoj e kush humbi me trustin?

admin

Shqiptarët kanë kë të zgjedhin, kanë arsye edhe pse të zgjedhin dr. Bujar Osmanin për President!

Gjyla Halili

DRITAJA NGA AKADEMA FIKHUT ISLAM (DAFI)

Gjyla Halili