AKTUALE

HATME NË XHAMINË “GAM GAM” -TETOVË

Banner



Sot më datë 09.06.2024 (e diell), në Xhaminë “Gam Gam” u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmes të Kur’anit Fisnik nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi Nuhi ef. Ganija. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve, hoxhallarëve dhe mysafirëve të shumtë, pjesëmarrës ishte  Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij. Në fjalën e tij të rastit, Myftiu theksoi rëndësinë e mësimit dhe edukimit fetar që zhvillohet në mekteb. Ai uroi nëxënësit, familjarët, këshillin e xhamisë dhe në veçanti mualimin Nuhi ef. Ganija për punën e bërë dhe për suksesin e arritur. Duanë e hatmes e bëri haf. Baki ef Kasami. Në fund të programit, mualimit Nuhi ef.Ganiut iu dhurua plaketë si dhe u  bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut për 21 nxënësit që kishin kryer leximin e Kuranit Fisnik (hatme).

Banner

Related posts

Përfaqësuesit spanjollë do të votojnë kundër pranimit të Kosovës në KiE

Gjyla Halili

Sot Komuna e Tetovës paturpësisht demantoi vetveten nga lavdet e ditë më parë

Gjyla Halili

1 Qershori dita e fëmijëve/Bajram Rexhepi: “Të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritshme për ta”

Gjyla Halili