AKTUALE

Geer: E kam lexuar Deklaratën e Frontit Evropian, presim formimin e një Qeverie të qëndrueshme

Banner

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se ata presin formimin e një Qeverie të qëndrueshme e cila do t’i çojë përpara reformat për aderim në BE.
Geer ka thënë se e ka parë deklaratën e Frontit Evropian të nënshkruar ditë më parë.
“Nuk do t’ju befasoja nëse them se nuk do të ishte e përshtatshme që unë si ambasador të komentoja për politikën e brendshme, por do ta bëj një koment. Para së gjithash misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dha konkluzat preliminare se zgjedhjet u zhvilluan në mjedis demokratik dhe të qetë. Sigurisht ne presim raportin përfundimtar të zgjedhjeve dhe në këtë kontekst ne presim formimin sa më të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme, të aftë për të çuar përpara reformat e nevojshme për ta sjellë këtë vend në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të punojmë me të gjithë që bashkëpunon në këtë qëllim, të arrihet qasja në BE sa më shpejt. Ne i shohim të gjithë ata që janë të përkushtuar për këtë qëllim gjatë zgjedhjeve, pra vazhdimin e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së”, ka deklaruar ambasadori Geer.

Banner

Related posts

Rriten çmimet e energjisë elektrike në Gjermani

Gjyla Halili

Kryesuesi i OSBE-së, Osmani, emëroi përfaqësuesit special të tij për sektorin joqeveritar dhe të rinjtë

admin

Kryeministri Xhaferi, ministri Besimi dhe Faton Ahmeti vizitojnë zyrat e parkut kombëtar “Mali Sharr”, vlerësojnë punën e shkëlqyer të menaxhmentit

Gjyla Halili