AKTUALE

Në Shkup 114 sanksione trafiku

Banner

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa, nga të cilat 10 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, dhjetë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë masa për kalim në sinjal të mbyllur – drita e kuqe.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, kumtoi MPB.

Banner

Related posts

Kallëzim penal për ish-drejtorin e Fondit Pensional, Dritan Bexheti

Gjyla Halili

Ne nuk heshtim, thonë katër organizat e Malësisë në Shba ndaj vendimit diskriminues të presidentit Milatoviq

Gjyla Halili

VLEN: Veting për Sadulla Durakun, njeriun që u ul në të gjitha funksionet!

Gjyla Halili