OPINIONE

PA ALI AHMETIN NË QEVERI, NUK KA STABILITET NË MAQEDONI TË VERIUT



Në kundërshtim me etikën a bashkëqeverisjes progresive dhe integruese, VMRO në vend se t’i ofrojë parteneritet bashkëqeverisës Frontit Europian të drejtuar nga ish Kryekomandanti i UÇK-së, e Lideri i madh kombetar Ali Ahmeti, ajo i kalon shqiptarët e koalicionit Fronti Europian që janë shumicë fituese, dhe del e i ofron krijim të Qeverisë,  koalicionit tjetër shqiptar me pakicën shqiptare VLEN!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, pas krijimit të koalicionit VMRO-VLEN në Maqedoninë e Veriut, do të dijë, si edhe deri më tani, të ecë pa dështime dhe të jetë fitimtar, në të mirë të popullit, në të mirë të Atdheut e të Kombit shqiptar, sepse te Ai, shihet shpresa dhe kthesa, për fitore të reja dhe vazhdimsi të mëdha, përballë atyre që formalisht behen sikur na duan, por na e bëjnë varrin praktikisht!

Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do të dëshmojë katërcipërisht, se bashkon dhe nuk përqan, se unifikon dhe nuk ndan, se është  euroamerikan e është antirus, se është maksimalisht progresiv dhe kurrë jo regresiv!

Një gjë duhet të dihet se Maqedonia e Veriut,kurrë nuk do të jetë  e lumtur, kurrë nuk do të jetë e qetë dhe dhe nuk do të jetë e barabartë, nëse Ali Ahmeti nuk do të jetë në Qeveri!

Pra pa Ali Ahmetin në Qeveri, ska progresivitet e stabilitet në Maqedoni të Veriut!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Maj 2024!

Related posts

MË 12 MAJ 2024, MBUSHEN 16 VJET KUR DESHËN TA VRISNIN ALI AHMETIN

Gjyla Halili

PREMTIMET PARAZGJEDHORE PËR KRYETAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT – SA PREJ TYRE JANË TË REALIZUESHME!?

Gjyla Halili

FJALIM NË EMËR TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS, NË PRISHTINË, MË 2 QERSHOR, NË VITIN 1991

Gjyla Halili