OPINIONE

SOT MBUSHËN 26 VITE NGA NDALJA SË RRAHURI E ZEMRËS SË MADHE TË PATRIOTIT MEHMET MALAJ


më poshtë mund ta lexoni shkrimin tim të botuar në gazetën studentore “Bota e re”, në nderim të Axhes Mehmet!
____________________________

Me rastin e vdekjes së patriotit Mehmet Malajt

Më 18.05.1998 në Gjilan ndërroi jetë plaku i urtë e bujar, Mehmet Malaj!

Ai  ishte  njëri ndër baballarët e rrallë që popullit dhe atdheut, i fali  njërin ndër  luftëtarët  më  të  mëdhenj e më  të devotshëm të çështjes kombëtare, të pathyeshmin, të patremburin dhe  të papërkulurin, ilegalin  e orëve të para, politikanin  revolucionar e të  pakompromis, autorin e  kujtimeve nga  burgu me titull “Sy më sy me bandën titiste, i pa armatosur, por fitimtar me drejtësi në zemër”, ish- të burgosurin  politik, dëshmorin Rexhep  Malaj!

Mbi supet  e  Axhës  Mehmet, për vite të tëra kanë  rënduar halle e derte,  poshtërsi e fyerje, tortura e  provokacione nga  më të ndryshmet, që  ka  ditur  t’i  bëjë ajo  shtresë puthadorësh të sojit  të  Broshëve, Morinëve  etj!

Përballë sfidave  dhe provokacioneve të armikut,  Axha  Mehmet, kurrë nuk është  dorëzuar, kurrë nuk është  thyer  e gjunjëzuar, as atëherë kur ia  kanë  vrarë  zemërmadhin  syzjarr, trimin Rexhep  Malaj, as atëherë kur nuk ia kanë lejuar  vëninen e kurores  mbi varr  të Rexhepit, të cilën  Hanifja, gruja  e dëshmorit, e ruan  qe plot 14 vjet në shtëpi!

Shumë  herë e kishin zgjuar në  orë e  hershme  të mëngjeseve  këlyshët e UBD-së, që  ia përmbysenin çdo gjë që  i gjenin në  shtëpi!

Shumë duroi  ky plak  i panënshtruar, që ishte i nivelit të  Shaban  Jasharit,  sepse  djali i  tij, Rexhepi, së  bashku me Nuhiun, që më 1984 në Prishtinën e Kuqe,  thirrjeve dhe krrokamave  të telallëve të  UDB-së për  t’u  dorëzuar, iu  përgjigj  me flakë të pushkës së lirisë!

Ushtima  e krismave të  armëve  të UÇK-së, është përcjellja  më madhore që do  të mund t’i  bëhej atij që  luftës   për liri i  dha një luftëtar çfarë ishte  I madhi  Rexhep  Malaj!

I qoftë i lehtë dheu të cilin e skuqi me gjak  Rexhep  Malaj!

Ismet Sylejmani,
Cernicë, 18 Maj 1998!

Related posts

Shahadin Mejzini mësimdhënës dhe piktor i dalluar

Gjyla Halili

Letër për Ramiz Cernicen, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca

Gjyla Halili

VOTA PËR ALI AHMETIN ËSHTË PLUMB KUNDËR ARMIQËVE TË KOMBIT

Gjyla Halili