AKTUALE

Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi

Banner

Gjykata Administrative hodhi poshtë kallëzimin e “Fronti Evropian” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve(KSHZ) që kishte të bëj me pranimin e një ankese të VLEN për parregullsi në një vendvotim në komunën e Zhelinës në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, përcjell INA.

Këtë vendim të gjykatës e ka përshëndetur koalicioni VLEN.

“E përshëndesim vendimin e Gjykatës Administrative, e cila është në një vijë me vullnetin të cilin qytetarët e shprehën më 8 maj. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se shpresa për qytetarët në vend po vjen, ndërsa manipulimet dhe krimi i këtij pushteti hibrid po bie. Ndryshimi i filluar më 8 maj, ka filluar të realizohet, por që të jetë edhe më i shpejtë dhe më efikas i ftojmë qytetarët e vendvotimit 2101 – Komuna e Zhelinës, që të mërkurën (më datë 22 maj) të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre, të lirë, pa iu nënshtruar trysnive të BDI-së dhe manipuluesve të saj në ikje. Ndryshimi i nisur nuk ka kthim prapa. Ja VLEN për Zhelinën dhe për çdo qytetar në vendin tonë”, thekson VLEN në komunikatën për media.

Me vendimin e Gjykatës më 22 maj do të ketë rivoti në vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës. Votat nga rivotimi mund të ndryshojnë numrat e deputetëve në njësinë e 6 zgjedhore. Në këtë njësi, Fronti Evropian fitoi 9 deputetë, ndërsa VLEN me 7 deputetë.

Banner

Related posts

Mexhiti: A do të thirret në bisedë informative Pero Antiq?

admin

Samiti i IV i Diasporës/Mesazhi i eurodeputetit Dibrani:Kurrë s’i harroj rrënjët

Gjyla Halili

Rriten çmimet e energjisë elektrike në Gjermani

Gjyla Halili